Përshkrim
Redermic R Retinol Eye Cream është një trajtues për sytë me retinol, i cili lufton fuqishëm rrudhat anash syve, qeset poshtë syve dhe rrathët e zinj. Formula e fuqishme jep efekt të dukshëm lifting por është delikate me lëkurën njëkohësisht
Përmban:
- Retinol të pastër – përbërës i fuqishëm anti-rrudhë i cili nxit rigjenerimin qelizor dhe redukton linjat e holla dhe rrudhat anash syve
- Kafeinë – nxit mikro-qarkullimin në zonën rreth syve dhe redukton pamjen e rrathëve të zinj dhe qeseve poshtë syve
- Glicerinë – humektant me veti të fuqishme hidratuese i cili mbush qelizat me lagështi dhe rrit densitetin e lëkurës
- Dimethicone – vepron si shtresë mbrojtëse ndaj lëkurës dhe pengon humbjen e lagështisë
- Ujë Termal – përbërës i pasur me minerale që forcojnë lëkurën, qetësojnë dhe kanë veti të mira anti-oksiduese
Përdorimi:
Aplikoni pak sasi nga trajtuesi pas kremit hidratues dhe masazhoni derisa të përthithet. Të përdoret vetëm në rutinën e darkës (3-4 herë në javë). Gjatë ditës aplikoni rregullisht krem kundër diellit, edhe në zonën e syve. Nuk lejohet në shtatëzani/gjidhënie
Igredientët:









