Skincode Cellular Revitalizing Toner 200ml

3180 L

Toner rivitalizues i cili hidraton thellë lëkurën, e qetëson, largon me xhentilesë papastërtitë dhe e përgatit lëkurën për hapat e tjerë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës

Cellular Revitalizing Toner është një toner hidratues nga Skincode i cili i jep lëkurës freskim të menjëhershëm. Largon me efikastitet mbetjet e papastërtitë, duke e nxitur lëkurën të japë benefite maksimale ndaj ingredientëve të tjerë të rutinës, pra e përgatit rutinën për hapat e radhës. Toneri e zbut lëkurën, balancon pH dhe e rivitalizon e freskon. I përshtatshëm për çdo tip lëkure, sidomos për lëkurë normale/të thatë ose mature. I testuar dermatologjikisht, pa paraben, pa fragrancë artificiale dhe 100% vegan

Përmban:

  • Kompleks ACR – kompleks peptidesh dhe fitoestrogjen që veprojnë në sinergji me njeri-tjetrin dhe nxisin prodhimin e kolagjenit, stimulojnë proceset e rigjenerimin qelizor, reduktojnë linjat e holla dhe rrudhat, forcojnë lëkurën, i mbushin qelizat me hidratim dhe mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira
  • Ekstrakt Lule Misri – me veti anti-inflamatore, tonifikuese dhe zbutëse. I pasur në polifenole me veti të fuqishme anti-oksiduese
  • Pro-Vitaminë B5 – i njohur si Pantenol, ka veti anti-inflamatore, mbrojtëse dhe hidratuese. Rikthen dhe ruan hidratimin në lëkurë duke i dhënë lëkurës ndjesi ‘velvet’ dhe të butë

Përdorimi:

Në lëkurë të pastër e të thatë, apliko 3-4 pika nga toneri me ndihmën e duarve ose me një disk pambuku dhe përhapeni në gjithë fytyrën derisa të absorbohet. Më pas vazhdojeni rutinën me serumin/kremin hidratues. Mund të përdoret në mëngjes dhe darkë

Ingredientët:

AQUA (WATER), BUTYLENE GLYCOL, GLYCERIN, PANTHENOL, CENTAUREA CYANUS FLOWER EXTRACT, LECITHIN, PALMITOYL DIPEPTIDE-5 DIAMINOBUTYROYL HYDROXYTHREONINE, PALMITOYL DIPEP-TIDE-5 DIAMINOHYDROXYBUTYRATE, SOY ISOFLAVO-NES, PHENOXYETHANOL, PROPYLENE GLYCOL, PPG-26-BUTETH-26, PEG-40 HYDROGENATED CASTOR OIL, BENZOPHENONE-4, PARFUM (FRAGRANCE), BENZALKONIUM CHLORIDE, ALCOHOL, CHLORHEXIDINE DIGLUCONATE, SODIUM HYDROXIDE, CITRIC ACID, POLYSORBATE 80, CI 17200 (RED 33), CI 42090 (BLUE 1)