çFARË NUK DI PËR o'SKIN

Që kur o’skin u themelua në vitin 2023, dukej sikur ëndrrat e mia më në fund morën formë. Prej shumë vitesh vuaja nga aknet hormonale. Kam provuar trajtime estetike, formula të fuqishme, përbërës të rekomanduar nga mjekët por gjejeni pak? Asgjë nuk funksiononte. Bëra analiza të panumërta mjekësore, vizita dermatologjike, gjinekologjike, endokrinologjike, teste intolerance, madje edhe mbjellje aknesh. Gjithçka.

Deri në momentin që kuptova diçka thelbësore: po kërkoja një zgjidhje, por nuk po bëja asgjë për ta mbajtur situatën nën kontroll. Dy apo tre produkte nuk mund të bënin magji që aknet të zhdukeshin menjëherë, por të paktën do ta stabilizonin lëkurën time. Unë ndërroja produkte shpesh, nuk isha konsistente, përdorja setting spray, setting powder, fondatinë të rëndë… Ah, sikur ta dija më herët, më duheshin vetëm pak informacion dhe pak më shumë durim. Sa i rëndësishëm është të jesh i informuar!

Mora lapsin dhe letrën, shkruajta përbërësit, kuptova funksionet e secilit, dhe zbulova që problemi im më i madh ishte mungesa e informacionit. Pas një lufte 10-vjeçare me aknet, më në fund arrita të shihja rezultate.

Në mes të këtij procesi, lindi edhe o’skin. E vetmja eksperiencë që kisha në dermokozmetikë ishte eksperienca ime personale dhe pikërisht ky ishte çelësi i suksesit të o’skin. Kjo ishte ajo që më më bëri t’i kuptoja vajzat që po përballeshin me të njëjtin problem si unë.

Synimi ynë ishte i qartë: të krijonim një ‘dollap dermokozmetik’ në zemër të Tiranës. Nuk donim thjesht të shisnim produkte, donim të ofronim zgjidhje. Donim që njerëzit të kuptonin sa kompleks, por edhe sa shpërblyes është procesi i trajtimit të akneve. Sesi të kalit durimin, të disiplinon, të shndërron në tjetër njeri. Si aknet të zbulojnë anë të vetes që nuk i kishe njohur kurrë më parë. Është një rrugëtim i vyer personal…

Rikthehemi te tema jonë, hapja e dyqanit. Suksesi erdhi që ditën e parë. Teoria jonë ishte e thjeshtë, synonim të ofronim vetëm produkte dhe përbërës që i kishim provuar vetë. Vajzat dhe djemtë vinin tek ne për sugjerime reale, personale, jo produkte komerciale.

Modeli i biznesit që zgjodhëm ishte rritja horizontale. Nuk dëshironim të hapnim shumë pika fizike, donim të ruanim cilësinë e produkteve dhe të shërbimit.

Në tetor 2024 lindi një ide e re. Klientet tona na besonin aq shumë, saqë filluan të na kërkonin produkte për flokët gjithashtu. Donin sugjerime nga ne, edhe pse nuk kishim produkte në dyqan. Ne nuk ishim fokusuar te shitjet, por te ofrimi i zgjidhjeve të sigurta dhe krijimi i klientëve të kënaqur.

Kështu, nga o’skin, sollëm në jetë o’hair💜

o'skin logo