Skintegra Nectar është një toner hidratues për lëkurën e thatë, të dehidratuar e me pamje të lodhur.
Pse u duhet një toner me faktorë natyralë hidratimi?
Për të kuptuar këtë, është e nevojshme të kuptojmë se çfarë është dehidratimi. Dehidrimi është një gjendje e thatësisë të lëkurës për shkak të humbjes së lagështirës.
Pasi të pastroni lëkurën, ajo ka nevojë të kompensojë lagështirën e humbur, sepse lëkura e dehidratuar është më e prirur për irritime. Për më tepër, pas pastrimit, pH i lëkurës është i lartë, ndaj është e nevojshme ta rikthejmë atë në një pH optimal (5.5) për të ruajtur barrierën e lëkurës.
Skintegra Nectar përdoret menjëherë pas pastrimit të lëkurës, rikthen lagështinë e humbur dhe ngadalëson avullimin e saj nga lëkura, duke forcuar kështu funksionin e barrierës. Pas aplikimit të Nectar lëkura ndjehet e hidratua, elastike dhe me shkëlqim.
Një kompleks prej 14 përbërësish hidratues me madhësi molekulare të ndryshme kombinohet me përbërës të gjelbër natyralë. Ekstraktet e aloe verës, xhinsengut, kastravecit dhe gjetheve të ullirit janë kombinuar me ure, acid hialuronik dhe laktik e aminoacide që i përkasin faktorëve natyralë të hidratimit të lëkurës.
Toneri i përshtatet dhe lëkurave të ndjeshme (i testuar dermatologjikisht tek këto lëkura). Ashtu si të tjerët, Skintegra Nectar nuk përmban elementë irritues, vjen në një paketim të riciklueshëm me një spraj të hollë.











