Skin1004 Niacinamide 10 Boosting Shot Ampoule 30ml

2200 L

Serum me Niacinamide dhe Acid Traneksamik i cili unifikon tonin e pabarabartë të lëkurës, përmirëson pamjen e poreve, balancon yndyrën dhe i jep lëkurës shkëlqim të menjëhershëm

Niacinamide 10 Boosting Shot Ampoule është një serum me Niacinamide, Acid Traneksamik dhe Vitaminë C i cili targeton pamjen me pore të lëkurës dhe tonin e pabarabartë. Formula përmban gjithashtu Niacinamide, Centella, Pantenol molekula e të cilave ka përmasa më të vogla sesa e poreve, për të maksimizuar absorbimin dhe efikasitetin. Perfekt për lëkurë mikse/të yndyrshme me akne ose pore

Përmban:

  • Niacinamide (10%) – një formë e vitaminës B3, minimizon pamjen e poreve dhe përmirëson tonin e pabarabartë të lëkurës
  • Centella Asiatica – qetëson lëkurën, nxit rigjenerimin e barrierës, e forcon, rrit qëndrueshmërinë e lëkurës
  • Acid Traneksamik – zbeh hiperpigmentimin dhe i jep shkëlqim lëkurës
  • Ascorbyl Glucoside – një formë e stabilizuar e vitaminës C që ndriçon lëkurën ndërkohë që ndihmon në unifikimin e tonit dhe strukturës së përgjithshme të lëkurës
  • Pantenol – qetëson skuqjet dhe ul inflamacionin. Ka veti të mira hidratuese gjithashtu
  • Sfungjer i hidrolizuar (spicules) – struktura natyrale të ngjashme me mikrogjilpërat që ndihmojnë në krijimin e mikro shtigjeve në lëkurë, duke rritur shpërndarjen dhe përthithjen e përbërësve aktivë

Benefitet:

  • absorbohet 132,8% më shpejt sesa serumet e zakonshme me Niacinamide falë sistemit Boosting Shoot
  • zvogëlon dukshëm pamjen e poreve
  • i jep lëkurës shkëlqim të menjëhershëm
  • korrigjon tonin e pabarabartë të lëkurës
  • nuk e irriton aspak lëkurën

Përdorimi:

Në lëkurë të pastër, aplikoni mjaftueshëm sasi nga serumi në mëngjes dhe darkë. Mund të kombinohet me çdo aktiv si Vitaminë C, Retinol, acide eksfoliues

Ingredientët:

Water, Butylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Ascorbyl Glucoside, Propanediol, Carbomer, Methylpropanediol, Tromethamine, Xanthan Gum, Tranexamic Acid, Centella Asiatica Extract, Polyglutamic Acid, Hydrolyzed Sponge, Disodium EDTA, Citric Acid, Sodium DNA, Ethylhexylglycerin, Tocopheryl Acetate, Panthenol, Madecassoside