Youth lab – Anti-Stress Body Scrub Exotic Sunrise është një eksfoliues trupi me veprim anti-stres, ideal për detoksifikimin e lëkurës dhe mirëqenien e saj. Ky pastrues trupi plotëson ritualin e kujdesit të lëkurës së trupit dhe jep gjithashtu ndjesi relaksi në çdo përdorim. Me kompleks inovativ fito-endorfinash, i projektuar për të reduktuar ndjesinë e stresit dhe për të neutralizuar efektet e tij të dëmshme kundrejt lëkurës. Jep ndjesi euforie dhe përtëritjeje të menjëhershme, duke larguar toksinat, qelizat e vdekura të lëkurës – për ta lënë të lëmuar, të shëndetshme, elastike dhe jashtëzakonisht të butë. Perfekt për këdo që ka lëkurë të ashpër, të dehidratuar, me pamje të zbehtë, pa elasticitet e pa jetë. Me aromë të mrekullueshme ekzotike
Për më tepër efekt relaksues dhe aromë të mrekullueshme, kombinojeni me larësin e trupit Anti-Stress Shower Gel – Ananas, zambak Lily & Kokos (400ml) dhe locionin e trupit Youth Lab Anti-Stress Body Lotion – Ananas, Zambak Lilly & Kokos (400ml)
- Kompleks fito-endorfinash – nxjerrë nga ekstrakt i koncentruar i pemës së dëlirësisë, që përmban β-endorfina biomimetike me origjinë bimore, të kombinuara me antioksidantë të kapsuluar. Ai shfrytëzon aftësinë e keratinociteve për të prodhuar endorfina, duke kontribuar në aktivizimin e “hormoneve të lumturisë”. Në të njëjtën kohë, ndihmon në rritjen e niveleve të hidratimit dhe rikthimin e elasticitetit të lëkurës duke stimuluar prodhimin e kolagjenit
- Vaj kokosi, bajame dhe luledielli – plot me vitamina dhe acid linoleik, ushqejnë dhe hidratojnë thellësisht lëkurën, mbrojnë nga stresorët mjedisorë, ruajnë barrierën mbrojtëse të lëkurës
- Kristale sheqeri dhe glicerinë – agjentë të fuqishëm hidratues me një strukturë higroskopike që veprojnë si një “sfungjer”, duke tërhequr ujë nga mjedisi për të hidratuar menjëherë lëkurën
Përdorimi:
Aplikoni mjaftueshëm sasi nga scrubi në lëkurë të lagur dhe masazhoni çdo pjesë të trupit, me mollëzat e gishtave. Fokusohuni në zonat që kanë nevojë për më shumë kujdes, si bërrylat, thembrat, zonat me celulit – për të ‘riaktivizuar’ lëkurën. Shmangni zonat me plagë apo delikate. Lejojeni të qëndrojë në lëkurë 3-5 minuta që nutrientët të përthithen nga lëkura. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm
Ingredientët:












