Balancing Peel është toneri eksfoliues ideal i formuar nga kombinimi i 4 lloje acidesh:
- 8% Acid Glikolik (AHA) – largon milia/pikat e bardha, zbeh shenjat e akneve dhe njollat, parandalon linjat e holla
- 0,6% Acid Salicilik (BHA) – depërton deri në pore, shkrin yndyrën e tepërt e të gjitha papastërtitë e ‘ngecura’ në to, trajton aknet
- 0,5% Acid Laktik (AHA) – eksfolion butësisht sipërfaqen e lëkurës duke larguar qelizat e vdekura e papastërti të tjera
- 0,2% Acid Mandelik (AHA) – lloj eksfoliuesi me molekulë krahasimisht më të madhe se acidet e tjera, gjë që e bën xhentil me lëkurën. Gjithashtu njihet si trajtues i mirë për akne
- 10% Ujë Kamomili – qetëson lëkurën dhe redukton skuqjet e mundshme prej acideve
Balancing Peel largon qelizat e vdekura, pikat e zeza dhe ato të bardha, i jep lëkurës pamje të lëmuar dhe me shkëlqim, zbeh pamjen e rrudhave dhe i parandalon ato, trajton aknet dhe i parandalon ato falë vetive anti-bakteriale. Ri-teksturon lëkurën dhe përmirëson totalisht pamjen e saj. Stimulon ri-jetësimin e qelizave duke aktivizuar mekanizmat e mbrojtjes dhe rigjenerimit të tyre. Për ty që dëshiron një teksturë më uniforme dhe ton më radiant dhe të balancuar të lëkurës, ja ku e ke Balancing Peel.
Përdorimi:
Aplikojeni në mbrëmje në lëkurë të thatë me duar ose me disk pambuku. Përdoret 1-2 herë në javë. Evitoni zonën e syve dhe buzëve. Mbajeni larg fëmijëve. Nuk rekomandohet për lëkurë sensitive. Të aplikohet vetëm në darkë. Nuk lejohet në shtatëzani/gjidhënie. Në rast mbi-përdorimi mund ta irritojë/dehidratojë lëkurën. Në raste të tilla ndërprisni përdorimin dhe ri-fillojeni pasi barriera të jetë riparuar.
Ingredientët:












