-20%

Beauty of Joseon Revive Eye Serum : Ginseng + Retinal (30ml)

Çmimi origjinal qe: 2030 L.Çmimi i tanishëm është: 1620 L.

Revive Eye Serum është një serum i fuqishëm për sytë i cili zbeh rrudhat dhe linjat e holla, rrathët e zinj, hidraton dhe rigjallëron zonën delikate rreth syve

Revive Eye Serum është një serum i fuqishëm për sytë i cili zvogëlon rrudhat dhe linjat e holla, zbeh rrathët e zinj, hidraton dhe rigjallëron zonën delikate rreth syve. Serumi lufton humbjen e proteinave, kolagjenit dhe acidit hialuronik duke kombinuar ekstraktin e xhensenit me retinalin. Ka teksturë të lehtë që përthithet menjëherë. Mund ta përdorni dhe në zonat me rrudha të fytyrës.

Përmban:

  • Retinal derivat të Vitaminës A që e zbut lëkurën, stimulon rigjenerimin qelizor dhe nxit sintezën e kolagjenit. Vepron 11x më shpejt se retinoli dhe është i stabilizuar me teknologjinë e liposomeve (Retinalsome)
  • 10% ekstrakt rrënje Ginseng nxit prodhimin e kolagjenit, zbardh lëkurën, lufton radikalet e lira, ul qeset poshtë syve, nxit qarkullimin e gjakut, hidraton mirë lëkurën

Përdorimi:

Aplikoni mjaftueshëm sasi nga produkti në zonën rreth syve dhe masazhoni derisa të absorbohet. Përdoreni 2-3x në javë në dy javët e para dhe kur lëkura të ketë krijuar tolerancë, mund ta përdorni më shpesh. Nuk lejohet në shtatëzani/gjidhënie. Sigurohuni që po përdorni kremin e diellit rregullisht gjatë ditës

Ingredientët:

Water, panax ginseng root extract, glycerin, dipropylene glycol, caprylic/caprictriglyceride, 1,2-hexanediol, pentaerythrityl tetraethylhexanoate, niacinamide, butyleneglycol dicaprylate/dicaprate, cetearyl alcohol, sorbitan olivate, cetearyl olivate,butylene glycol, hydrogenated lecithin, tromethamine, carbomer, glyceryl stearate,macadamia ternifolia seed oil, adenosine, theobroma cacao (cocoa) extract, dextrin,cholesterol, polyglyceryl-10 oleate, retinal, brassica campestris (rapeseed) sterols,phytosteryl/behenyl/octyldodecyl lauroyl glutamate, silica, sodium hyaluronate,tocopherol, aluminum/magnesium hydroxide stearate, potassium cetyl phosphate,pentaerythrityl tetra-di-t-butyl hydroxyhydrocinnamate, ceramide np, palmitoyltripeptide-5, disodium edta, ethylhexylglycerin