Beauty of Joseon Revive Under Eye Patch Ginseng + Retinal 60pc

2450 L

Patches për zonën rreth syve, të cilat hidratojnë, qetësojnë, nxisin qarkullimin e gjakut dhe largojnë pamjen e lodhur dhe pa jetë në zonën delikate poshtë syve. Ideale për efekt tonifikues dhe relaksues, sidomos nëse i ruani në frigorifer.

Revive Under Eye Patch Ginseng + Retinal nga Beauty of Joseon janë patches për zonën delikate rreth syve, për të reduktuar shenjat e lodhjes dhe plakjes rreth syve, falë përbërësve aktivë por prapë delikatë. Targeton problematika si: linjat e holla, qeset poshtë syve dhe dehidratimi. Perfekte për tu përdorur para grimit, për ta hidratuar dhe për efekt plump në zonën rreth syve.

Përmban:

  • Retinal: me efekt anti-rrudhë, nxit rigjenerimin qelizor dhe redukton dukshëm linjat e holla dhe rrudhat poshtë apo anash syve
  • Bakuchiol – nxit rinovimin më të shpejtë të qelizave të lëkurës, ndihmon në luftimin e rrudhave dhe shenjave të tjera të plakjes, zbut lëkurën gjithashtu
  • Ekstrakt Ginseng – ndihmon në hidratimin e lëkurës, nxit qarkullimin e gjakut, kontribuon në rivendosjen e elasticitetit, reduktimin e rrudhave, ndriçimin dhe zbehjen e njollave si dhe vepron kundër skuqjes

  • Kolagjen – lidh sasi të mëdha uji, duke mbajtur lëkurën të hidratuar për një kohë të gjatë dhe duke favorizuar kështu një pamje të re, të plotë dhe elastike, si dhe reduktimin e rrudhave

  • Peptidet – sigurojnë hidratimin e nevojshëm, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe forcojnë barrierën lipidike

  • Ceramide – lipide thelbësore që gjenden natyrshëm në lëkurë, janë thelbësore për funksionimin e duhur të barrierës mbrojtëse të lëkurës, hidratojnë dhe ndihmojnë në parandalimin e tharjes, irritimit, dëmtimeve dhe rrudhave

  • Ekstrakt Centella Asiatica – rivendos dhe forcon barrierën e lëkurës, favorizon proceset e rigjenerimit, qetëson irritimet, vepron kundër skuqjes dhe tharjes, ka efekte antioksiduese, hidraton dhe lufton plakjen e lëkurës

  • Adenozina – ndihmon në luftimin e rrudhave dhe nxit pamjen rinore të lëkurës

  • Alantoina – qetëson, hidraton dhe zbut, favorizon rigjenerimin qelizor

Përdorimi:

Nxirrni patches nga paketimi dhe vendosini në zonën rreth syve, si hap i fundit i ruitnës. Ruajini në frigorifer për efekt më të mirë relaksues dhe tonifikues të zonës së brishtë rreth syve.

Ingredientët:

Panax Ginseng Root Water, Water, Glycerin, Collagen Water, 1,2-Hexanediol, Chondrus Crispus, Hydroxyacetophenone, Algin, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Butylene Glycol, Potassium Chloride, Xanthan Gum, Hydrolyzed Collagen, Glucomannan, Sucrose, Titanium Dioxide, Mica, Synthetic Fluorphlogopite, Adenosine, Maltodextrin, Disodium Edta, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Tin Oxide, Hydrogenated Lecithin, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Beta-Glucan, Ceramide Np, Caprylyl Glycol, Bakuchiol, Retinal, Acetyl Hexapeptide-8