-25%

Youth Lab Blemish Shower Gel (400ml)

Çmimi origjinal qe: 1890 L.Çmimi i tanishëm është: 1410 L.

Larës trupi jo-irritues dedikuar akneve në trup pra në kraharor, shpinë e në zona të tjera të yndyrshme, sepse ka veti anti-bakteriale dhe sebo-reduktuese. Nuk ka acide eksfoliuese dhe ka 0 potencial irritimi

Blemish Shower Gel është një larës trupi i cili largon aknet në trup, pa e irrituar apo dehidratuar lëkurën tuaj Mban yndyrën nën kontroll, parandalon shenjat post-akne, qetëson lëkurën e irrituar dhe të skuqur, balancon mikrobiomën e lëkurës, e lë të butë & të hidratuar. Me kompleks antibakterial falë kompleksit me polisakaride i cili pengon ngjitjen e baktereve të padëshiruara patogjene në lëkurë, duke krijuar një shtresë mbrojtëse (më specifikisht mbron nga stafilokok aureus dhe epidermis). Kombinuar me kompleksin bio-teknologjik, anti-bakterial Undecylenoyl Glycine (i përbërë nga Endecylenic Αcid dhe Glycin), pastron dhe në të njëjtën kohë mbron barrierën e lëkurës nga dehidratimi, ruan ekuilibrin e mikrobiotave të lëkurës, duke rivendosur kështu florën.

*Rezultatet e studimit in vitro të realizuar treguan se redukton të 3 llojet e baktereve të sipërpërmendura pasi kufizon veprimin e enzimës 5α-Reductase me 33%. Kjo enzimë është përgjegjëse për oksidimin e sebumit, i cili ka si rezultat formimin e akneve në trup.

Vetitë qetësuese arrihen përmes Kompleksit me Polysaccharide dhe Ekstrakti ‘Sage’, dhe jep një lehtësim të menjëhershëm të lëkurës. Hidratimi vjen nga përbërësi natyral hidratues Betaine dhe Amino Acid Arginine që mbrojnë lëkurën nga dehidratimi, duke ekuilibruar kështu nivelet e lagështisë së epidermës. Përveç kësaj, aminoacidi Arginine, rrit prodhimin e përbërësve NMF, të tilla si urea dhe proline, duke ndihmuar në ruajtjen e hidratimit të lëkurës.
Ka aromë të këndshme të grapefruit

Përdorimi:

Përdoreni si larës trupi i zakonshëm, në mëngjes dhe mbrëmje. Lejohet në shtatëzani dhe gjidhënie