Probio-Cica Intensive Ampoule është një ampulë intensive e pasur me probiotikë me efekt të fuqishëm riparues e hidratues + veti anti-oksiduese. Ka teksturë viskoze e cila hidraton menjëherë lëkurën normale/të thatë ose të dehidratuar, pa e rënduar apo yndyrosur lëkurën.
Përmban:
- Centella e fermentuar e pasur me Lactobacillus (probiotik): për të maksimizuar vetitë qetësuese dhe hidratuese të lëkurës. Fermentet nxisin rigjenerimin e lëkurës, stimulojnë dhe rrisin nivelin e kolagjenit në të. Lehtëson skuqjen, lëkurën e irrituar dhe të ndjeshme. Probiotikët rrisin vetitë mbrojtëse të lëkurës sonë, garantojnë lëkurë të shëndetshme dhe rikthejnë lagështinë në lëkurë. Ato gjithashtu luftojnë aknet dhe skuqjet, ngadalësojnë plakjen dhe kanë efekte të shkëlqyera në venat e plasaritura.
- Ceramide NP: të ngjashme më strukturë me barrierën e lëkurës dhe cica të kualitetit të lartë për forcimin e barrierës së lëkurës duke nxitur përthithjen e hidratimit dhe riparimin e barrierës së dëmtuar. Ulin inflamacionin e lëkurës dhe kanë efekt antibakterial. Perfekte për lëkurën e ndjeshme dhe të prirur ndaj akneve. Parandalojnë skuqjen dhe ënjtjen
- Përveç Ceramideve, përmban fitosterole dhe acide yndyrore në raport 3:1:1 për të kyçur hidratimin në lëkurë dhe për veti riparuese
- Molekula Acidi Hialuronik të 5 përmasave të ndryshme: për të krijuar shtresa hidratimi nga brenda-jashtë lëkurës
Përdorimi:
Aplikoni 2-3 pika nga ampula në lëkurë dhe masazhoni me duar derisa të absorbohet. Vazhdoni me hidratuesin. Mund të përdoret në mëngjes dhe darkë & mund ta kombinoni me çdo ingredient që dëshironi, sidomos me aktive si retinoide, Vitaminë C, eksfoliues, etj. për të qetësuar irritimet e mundshme
Ingredientët:
Centella asiatica extract, butylene glycol, glycerin, purified water, propanediol, caprylic/capric triglyceride, niacinamide, lactobacillus/centella extract fermentation filtrate, 1,2-hexanediol, dipropylene glycol, polyglyceryl-3 distrearate, acrylates/c10-30 alkyl acrylate crosspolymer, c14-22 alcohols, arginine, hydrogenated lecithin, betaine, allatoin, panthenol, hydroxystearic acid, ethylhexylglycerin, hydroxyethyl acrylate, sodium acryloy-idimethyl taurate copolymer, glyceryl stearate citrate, sodium acryloy polyacrylate, adenosine, c12-22 alkyl glucoside, cetearyl alcohol, xanthan gum, macadamia ternifolia seed oil, sodium phytate, sodium hyaluronate, stearic acid, ceramide np, glyceryl acrylate, acrylic acid copolymer, sorbitan isostearate, polyglyceryl-10 myristate, madecassic acid, asiaticoside, phytosphingosine, asiatic acid, sucrose distreate , polyglutamic acid, glucose, lauric acid, phytosterois













