-20%

Skin1004 Centella Tea-Trica Purifying Toner (210ml)

Çmimi origjinal qe: 2400 L.Çmimi i tanishëm është: 1920 L.

Toner eksfoliues për lëkurë akneike i pasur me ujë pishe, selvie e pemësh të tjera gjethe-gjilpërë të cilat kanë veti anti-bakteriale e anti-inflamatore. Formula përmban gjithashtu BHA për trajtimin efikas të akneve dhe largimin e qelizave të vdekura nga lëkura

Tea-Trica Purifying Toner është një toner me veti qetësuese, anti-bakteriale e anti-inflamatore i cili përmban Acid Salicilik për largimin e qelizave të vdekura, yndyrës së tepërt e çdo papastërtie nga poret. Trajton aknet, parandalon krijimin e pikave të zeza dhe aknet e reja. E lë lëkurën të pastër, të balancuar e të qetësuar në çdo përdorim. Jo-komedogjen dhe hipoalergjenik

Përmban:

  • Kompleks nga gjethet si gjilpërë (12% Ujë me gjethe të pemës së çajit, ekstrakt pishe me gjethe të gjata dhe ujë selvie) dhe ekstrakt qetësues të lëkurës
  • Centella Asiatica – për të qetësuar irritimet e lëkurës
  • Acid Salicilik – depërton deri në pore dhe shkrin prej aty pikat e zeza e largon gjithë papastëritë. Kjo gjë nxit përthithjen e produkteve të tjera të rutinës

Përdorimi:

Pas pastrimit të lëkurës, aplikoni një sasi të moderuar toniku dhe shpërndajeni në mënyrë të barabartë në lëkurë. Lëreni të përthithet nga lëkura.

Ingredientët:

Water, Chamaecyparis Obtusa Water, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water(12%), Butylene Glycol, Centella Asiatica Extract(9.8%), Propanediol, Pinus Palustris Leaf Extract, Methyl Gluceth-20, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Carbomer, Polyglyceryl-10 Laurate, Tromethamine, Pentylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Citric Acid, Disodium EDTA, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil(200ppm), Sodium Citrate, Salicylic Acid, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract