Dr. Melaxin Hydro Ceramic Serum Infused Essence Sun Cream SPF50+ PA++++ është një krem dielli me filtra kimikë UV, i formuluar për të ofruar mbrojtje të lartë dhe me spektër të gjerë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, ndërsa njëkohësisht siguron hidratim të lëkurës.
Tekstura e tij e lehtë, e ngjashme me një serum përthithet shpejt dhe ka përfundim të freskët dhe hidratues, pa ndjesi të rëndë ose ngjitëse.
Formula përmban përbërësin e patentuar L22 dhe 8 forma të acidit hialuronik, të cilat ndihmojnë me ruajtjen e lagështisë dhe me përmirësimin e hidratimit të lëkurës. Niacinamidet ndihmojnë me njëtrajtësimin e tonit, ndërsa Squalane dhe Jojoba Esters ndihmojn me zbutjen dhe ruajtjen e barrierës së lëkurës.
Falë teksturës së hollë dhe të lehtë, produkti përshtatet mirë me rutinën e përditshme dhe mund të përdoret edhe si bazë për makeup.
Vetitë kryesore:
- Ka SPF50+ PA++++ për mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB.
- Ndihmon me mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV.
- Ofron hidratim intensiv dhe ndihmon me ruajtjen e lagështisë së lëkurës.
- Përmban 8 forma të acidit hialuronik për hidratim të shumëfishtë.
- Niacinamidet ndihmojnë me njëtrajtësimin e tonit.
- Squalane dhe Jojoba Esters ndihmojnë me zbutjen dhe ushqyerjen e lëkurës.
- Teksturë e lehtë që përthithet shpejt.
- Lë lëkurën të freskët, të butë dhe të hidratuar.
- Mund të përdoret edhe si bazë për makeup.
Përbërësit kryesorë:
L22: Përbërës i patentuar i përfshirë në formulë për hidratim dhe mbrojtjen e barrierës së lëkurës.
Hyaluronic Acid Complex: Përmban 8 forma të acidit hialuronik që ndihmojnë me tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë në lëkurë.
Niacinamide: Ndihmon me përmirësimin e pamjes së tonit të lëkurës dhe mbështet funksionin e barrierës së lëkurës.
Squalane: Ndihmon me ruajtjen e lagështisë dhe e lë lëkurën më të butë dhe të lëmuar.
Jojoba Esters: Zbusin lëkurën.
Mënyra e përdorimit:
- Aplikoni një sasi të bollshme të produktit në fytyrë dhe qafë si hapi i fundit i rutinës së mëngjesit.
- Përhapeni në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë lëkurën.
- Aplikojeni para ekspozimit në diell.
- Riaplikojeni rregullisht gjatë ditës, veçanërisht pas djersitjes, tharjes me peshqir ose larjes.
Përbërësit:
Water, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Propanediol, Ethylhexyl Salicylate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Triazone, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Octocrylene, Silica, Caprylyl Methicone, Polymethylsilsesquioxane, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, C18-36 Acid Triglyceride, Arginine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Jojoba Esters, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Oil, C12-18 Acid Triglyceride, Squalane, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Citrus Nobilis (Mandarin Orange) Peel Oil, Disodium EDTA, Phytosteryl Macadamiate, Litsea Cubeba Fruit Oil, BHT, Phytosterols, Pearl Powder, Tocopherol, Glycerin, Glucose, Citric Acid, Sodium Glutamate, Sodium Chloride, Potassium Chloride, Pentylene Glycol, Sodium Citrate, Sodium Hyaluronate, Calcium Lactate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Magnesium Carbonate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Citral, Limonene.










