Acnemy Dryzit® (30ml)

1900 L

Dryzit është një trajtues lokal i cili përthan aknet brenda disa orësh, duke qenë se përmban acid salicilik, oksid zinku dhe niacinamide. Aplikohet mbi akne si hap i fundit i rutinës.

Dryzit është trajtues lokal i cili ndihmon me përtharjen e akneve në mënyrë të menjëhershme. Pjesa e sipërme e lëngut është formuluar me Acid Salicilik, 4% Oksid Zinku dhe 5% Niacinamide të cilat veprojnë si ‘peeling’ për aknet dhe ndihmojnë në eliminimin e mbetjeve dhe qelizave të vdekura ndërkohë që 5% Calamine (karbonat zinku).

Pudra në fund të shishes redukton irritimin dhe e qetëson lëkurën. Për veti qetësuese përmban 2% Trikenol i cili minimizon inflamacionin dhe mban aknet nën kontroll. Nëse shishja tundet dhe formula përzihet, duhet ta lejoni të qëndrojë në një sipërfaqe të sheshtë për 24 orë në mënyrë të tillë që ingredientët të shkojnë në vendet e tyre (pra pjesa e bardhë poshtë dhe pjesa e tejdukshme sipër).

Përdorimi:

• Përdoreni në aknet aktive (me qelb) për ti përtharë më shpejt. Zhyteni tamponin deri në fund të shishes në mënyrë që të merrni produkt si nga pudra, ashtu edhe nga likuidi sipër.
• Aplikojeni tek aknet që dëshironi të përthani
• Aplikojeni në fund të rutinës, pas hidratuesit. Do ishte më e përshtatshme të përdorej në rutinën e darkës
• Nuk aplikohet tek aknet e brendshme. Pra që nuk kanë qelb. Në raste të tilla sugjerohen patches Zitless

Ingredientët:
Isopropyl Alcohol, Aqua (Water), Zinc Carbonate, Zinc Oxide, Titanium Dioxide, Niacinamide, Glycerin, Methylpropanediol, Salicylic Acid, Salix Alba (Willow) Bark Extract, 4-Terpineol.