-20%

Nerds 12% AHA Liquid Exfoliant 100ml

Çmimi origjinal qe: 1900 L.Çmimi i tanishëm është: 1520 L.

Serum i avancuar eksfoliues i cili kombinon AHA me molekula të ndryshme, që targetojnë shtresat e jashtme të lëkurës për të larguar qelizat e vdekura, njëtrajtëson tonin e pabarabartë të lëkurës, trajton aknet dhe nxjerr në pah lëkurë të lëmuar e të shndritshme.

12% AHA Liquid Exfoliant nga Nerds është një eksfoliues i performancës së lartë i cili kombinon së bashku Acid Glikolik dhe AHA derivuar nga frutat – për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës e gjithë papastërtitë, duke nxjerrë në pah lëkurë të lëmuar e të shndritshme. Ideal për lëkurë mikse/të yndyrshme, me akne, shenja aknesh ose që thjesht e ka humbur shkëlqimin.

Përmban:

  • Acid Glikolik: me veti të fuqishme eksfoliuese, depërton thellë në lëkurë dhe largon qelizat e vdekura dhe nxit ripërtëritjen qelizore (pra i zëvendëson me të reja). Kjo rezulton në lëkurë të lëmuar, të shndritshme, me teksturë të rregullt dhe me më pak shenja plakjeje. Acidi Glikolik ndihmon gjithashtu në trajtimin e akneve, zbehjen e shenjave të akneve dhe njollave
  • AHA nga frutat: kombinon ekstrakt boronice, kallamsheqeri, portokalli, limoni dhe panjë sheqeri, për ti ofruar kësaj formule veti eksfoliuese tepër delikate me lëkurën. Këto ekstrakte frutash përmbajnë acide natyrale alfa-hidroksi (AHA), si acidi glikolik dhe acidi citrik, të cilët ndihmojnë në largimin me delikatesë të qelizave të vdekura, duke nxjerrë në pah lëkurë më të lëmuar dhe më të ndritshme. Vetitë hidratuese të kësaj përzierjeje ndihmojnë gjithashtu në ruajtjen e ekuilibrit të lagështisë së lëkurës, duke e lënë atë të butë dhe të hidratuar.

Përdorimi:

Aplikoni mjaftueshëm sasi nga formula në lëkurë të pastër e të thatë (pas pastrimit). Masazhoni derisa të përthithet dhe më pas, aplikoni serumin ose kremin hidratues. Të përdoret 1-2 herë në javë, në rutinën e mbrëmjes. Nuk lejohet përdorimi gjatë shtatëzanisë/gjidhënies. Aplikoni gjithmonë krem kundër diellit gjatë ditës.

Mund të përdoret edhe për trupin (për trajtimin e akneve në trup/shenjave të akneve apo zbardhjen e zonave të errëta) ose për skalpin (për reduktimin e yndyrës dhe largimin e qelizave të vdekura).

Ingredientët:

Water/Aqua/Eau, Glycolic Acid, Propanediol, Glycerin, Vaccinium Myrtillus Fruit/Leaf Extract, Saccharum Officinarum (Sugar Cane) Extract, Methyl Gluceth-20, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Acer Saccharum (Sugar Maple) Extract, Sodium Hydroxide, Polyacrylate Crosspolymer-6, Phenoxyethanol, Ethylhexylglycerin, Sodium Phytate