-20%

Nerds Barrier Restore Fluid 100ml

Çmimi origjinal qe: 1800 L.Çmimi i tanishëm është: 1440 L.

Toner në trajtë qumështi, plot me përbërës superstar në skincare, që plotësojnë më së miri nevojat e barrierës së lëkurës: riplotësojnë lipidet e humbura, hidratojnë thellë lëkurën, qetësojnë, zbusin teksturën e ashpër, krijojnë bazë të mirë për aplikimin e makeup.

Barrier Restore Fluid nga Nerds është një lëng hidratues shumëfunksional, i cili i dedikohet barrierës së lëkurës suaj. Tekstura si emulsion i butë në trajtë qumështi, kombinon përbërës thellësisht hidratues dhe riparues si squalane, urea, Ceramide NP, Acid Hialuornik, Allantoin, Niacinamide, Pantenol – përbërës superstarë që bashkohen në një formulë të vetme, për të garantuar lëkurë të fortë, të shëndetshme dhe të hidratuar.

Përmban:

  • 5% Squalane: i derivuar nga vaji i ullirit, është një komponent hidratues i cili imiton lipidet e lëkurës sonë dhe ofron hidratim intensiv, pa bllokuar poret. E zbut dhe lëmon lëkurën, duke i rikthyer gjallërinë dhe elasticitetin.
  • 3% Niacinamide: me përfitime të shumanshme për lëkurën, redukton inflamacionin, balancon prodhimin e yndyrës, redukton pamjen e poreve dhe nxit prodhimin e kolagjenit, duke përmirësuar teksturën dhe pamjen e përgjithshme të lëkurës. Përveç kësaj, niacinamidi forcon funksionin barrierë të lëkurës, duke rritur aftësinë e saj për të mbajtur lagështinë dhe për t’u mbrojtur nga stresorët mjedisorë.
  • 2% Urea:  agjent hidratues i fuqishëm me veti keratolitike, që do të thotë se ndihmon në zbutjen dhe eksfolimin e lëkurës së thatë dhe të ashpër. Duke ndihmuar në ruajtjen e lagështisë në epidermën e lëkurës, ureja promovon hidratim afatgjatë dhe intensiv.
  • 1% Ceramide NP: komponentë ‘jetikë’ të barrierës lipidike të lëkurës, përgjegjës për ruajtjen e hidratimit dhe parandalimin e humbjes së lagështisë. Ceramide NP ri-plotëson këto lipide esenciale, duke përforcuar funksionin barrierë të lëkurës dhe duke rritur rezistencën e saj ndaj agresorëve të jashtëm.
  • Acid Hialuronik: hidraton lëkurën, mbush linjat e holla, shton elasticitetin në lëkurë

Përdorimi:

Aplikoni mjaftueshëm sasi nga formula pasi ta keni pastruar (mundësisht në lëkurë të lagësht për të nxitur përthithjen). Mund të përdoret gjithashtu i përzierë me fondatinën apo kremin hidratues, për të krijuar një bazë të mirë poshtë makeup.

Ingredientët:

Water/Aqua,Eau, Squalane, Glycerin, Polyglyceryl-6 Stearate, Niacinamide, Coco-Caprylate, Propanediol, Urea, C12-15 Alkyl Benzoate, Biosaccharide Gum-1, Panthenol, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate, Tocopherol, Dimethicone, Polyglyceryl-6 Behenate, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Allantoin, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Xanthan Gum, Phenoxyethanol, Ethylhexylglycerin, Citric Acid