Nerds Peptide + Hyaluronic Acid Lip Treatment – Nude Mauve 10ml

1500 L

Trajtues për buzët me peptide, gjalp dhe vajra ushqyes të cilët i japin buzëve efekt plump, vitalitet, hidratim dhe shkëlqim, ndërkohë që i ofrojnë ngjyrë rozë natyrale – që të mund ta përdorni në përditshmëri.

Peptide + Hyaluronic Acid Lip Treatment nga Nerds është një trajtues për buzët me efekt plumping, i cili garanton buzë më të plota, të hidratuara e të shndritshme, ndërkohë që i ngjyros me rozë natyrale – për pamje elegante, natyrale dhe të përshtatshme për përditshmëri.

Përmban:

  • 2% Matrixyl® Synthe’6®: peptid i provuar klinikisht që luan një rol kyç në rigjenerimin e lëkurës. Ai stimulon prodhimin e kolagjenit dhe mbështet riparimin e zonave të ndryshme të lëkurës, duke përfshirë buzët. Përqendrimi prej 2% është optimal në këtë formulë, duke siguruar efikasitet ndërkohë që mbetet i sigurt dhe i tolerueshëm nga lëkura.
  • 1% Hyacolor™: formë acidi hialuronik me bazë lipidike që integrohet në mënyrë më efektive në lëkurë, duke ofruar hidratim të thellë (ideal për buzët, zonë e lëkurës që nuk prodhon yndyrë)
  • Vaj Babassu: vaj i lehtë dhe ushqyes që hidraton thellësisht lëkurën dhe mbron buzët nga stresorët e jashtëm si era dhe i ftohti, të cilët mund të shkaktojnë tharje. Ai përthithet shpejt pa lënë mbetje të yndyrshme, duke ushqyer dhe mbrojtur lëkurën delikate të buzëve.
  • Gjalp Shea & Mango: të pasur me acide yndyrore, për të ofruar efekt ushqyes & hidratues. Ndihmojnë në ruajtjen e lëkurës nga stresorët mjedisorë, rigjenerojnë, i mbajnë buzët të buta, të lëmuara dhe elastike.

Përdorimi:

Aplikoni mjaftueshëm sasi nga trajtuesi në buzë sa herë të ndjeni që kanë nevojë për hidratim. Mos e ndani me shoqet.

Ingredientët:

Hydrogenated Polyisobutene, Diisostearyl Malate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Hydrogenated Castor Oil Dimer Dilinoleate, Orbignya Oleifera (Babassu) Seed Oil, Microcrystalline Wax/Cera Microcristallina, Hydrogenated Poly (C6-14 Olefin), Polyglyceryl-2 Triisostearate, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexyl Palmitate, Mangifera Indica Seed (Mango) Butter, Glycerin, Hydrogenated Castor Oil, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Palmitoyl Tripeptide-38, Isopropyl Titanium Triisostearate, Aqua, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Sodium Hyaluronate, Tocopheryl Acetate, Polyhydroxystearic Acid, Titanium Dioxide (CI 77891), Red 7 Lake (CI 15850), Red 6 Lake (CI 15850), Yellow 5 Lake (CI 19140), Blue 1 Lake (CI 19140)

Kategori: ,