5% Vitamin C Sheer Moisturizer SPF 50 nga Paula’s Choice është një formulë unike e cila përfshin 3 hapa (hidratim, trajtim + mbrojtje ndaj diellit) në një paketim të vetëm. Kombinon Vitaminë C dhe aminoacide, për të rritur rezistencën e lëkurës ndaj dëmtimeve prej agresorëve të jashtëm. Formula e lehtë krijon shkëlqim të menjëhershëm në lëkurë dhe përshtatet me të gjitha llojet e saj. Me filtra fizikë ndaj është i rekomandueshëm gjatë shtatëzanisë/gjidhënies.
Përmban:
- 5% Vitaminë C: një nga vitaminat më të studiuara për lëkurën, e njohur për vetitë e saj anti-rrudhë, zbardhuese dhe ndriçuese
- Acetyl zingerone: anti-oksidant i derivuar nga xhinxheri i cili jep benefite të panumërta për lëkurën. Parandalon plakjen e parakohshme qelizore
- Porphyra Umbilicalis Extract: lloj alge e kuqe e cila e mbron lëkurën nga stresorët mjedisorë dhe vepron në sinergji me Vitaminën C për të shtuar efektet mbrojtëse
Përdorimi:
Aplikoni mjaftueshëm sasi nga kremi i diellit (sa për ta përhapur në gjithë lëkurën dhe qafën) në rutinën e mëngjesit dhe masazhoni derisa të përthithet. Ri-aplikojeni çdo 3-4 orë. I lejueshëm në shtatëzani/gjidhënie. Mjafton të aplikoni këtë krem dielli, dhe mund ti bëni skip serumit me Vitaminë C dhe kremit hidratues – për t’ua thjeshtuar rutinën.
Ingredientët:















