Përshkrim
Patches me retinol të cilat targetojnë rrudhat dinamike dhe qeset poshtë syve, jep efekt tonifikues dhe hidratues dhe me përdorim të rregullt përmirëson tonin dhe teksturën e saj. Krijuar me hidroxhel që zhytet në esencë të pasur me ingredientë anti-moshë dhe hidratues për të tjetërsuar pamjen e zonës delikate poshtë syve. Secili paketim ka 60 patches (pra 30 çifte = 30 përdorime) dhe pajiset me një spatul
Përmban:
• Retinol: Në trajtë lipozome për stabilitet dhe penetrim të thellë në lëkurë. Parandalon plakjen dhe përmirëson pamjen e dëmtimeve të shkaktuara prej rrezeve UV. Nxit prodhimin e kolagjenit dhe redukton rrudhat permanente
• Bakuchiol (retinol bimor): Me veti anti-aging të ngjashme si retinoli, por pa efekte anësore, përmirëson pamjen e rrudhave dhe tonin e lëkurës. Parandalon formimin e rrudhave të reja dhe ruan hidratimin në lëkurë. Kur kombinohet me retinolin, ky i fundit stabilizohet duke rritur tolerancën ndaj tij (më pak irritim)
• Acid Hialuronik: Komponent natyral i lëkurës me veti hidratuese dhe efekt ‘plumping’. Rrit elasticitetin e lëkurës dhe zbut rrudhat
• Niacinamide: Ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore ndaj riparon dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Zbardh rrathët e zinj dhe redukton hiperpigmentimet. Limiton humbjen e ujit nga lëkura
• Kompleks Osmolitesh: suporton shërimin e lëkurës, duke nxitur vetitë rigjeneruese të saj. Ruan hidratimin dhe nxit elasticitetin e lëkurës
Përdorimi:
Pasi ta keni kryer rutinën e darkës, me ndihmën e spatulës merrni 2 patches dhe mbështetini në lëkurë. Mbajini për të paktën 20 minuta dhe më pas largojini nga fytyra. Të përdoren 3-4x në javë në rutinën e darkës, e gjatë ditës mos harroni kremin kundër diellit. Për efekt më të mirë relaksues mund ti ruani në frigorifer. Nuk lejohet përdorimi në shtatëzani/gjidhënie










