Probio-Cica Enrich Cream është një krem hidratues me teksturë të plotë, i pasur në Gjalp Shea, Ceramide e ingredientë të tjerë hidratues e riparues për lëkurën normale/të thatë ose me barrierë të dëmtuar. Formula vepron si lëkurë e dytë sepse imiton barrierën e lëkurës, ka përfundim velvet pa shkëlqim të tepërt. Paketimi pajiset me lugë të tejdukshme për përhapje praktike të kremit pa qenë nevoja të zhysni gishtat brenda në produkt. Në version të vogël, që të mund ta merrni me vete në udhëtimet tuaja apo thjesht për ta provuar, para se të blini versionin e madh.
Përmban:
- Lactobacillus (probiotikë) – për veti të mira anti-oksiduese dhe riparuese
- Ceramide – hidraton mirë lëkurën, riparon barrierën dhe kyç hidratimin
- Centella – qetëson irritimet, nxit prodhimin e kolagjenit, suporton barrierën
- Vaj Macadamia – ushqen, zbut dhe hidraton lëkurën
. Ka teksturë kremoze luksoze dhe paketimi pajiset me lugë elegante për aplikim
Përdorimi:
Aplikoni mjaftueshëm sasi nga kremi pas serumit dhe masazhojeni me lëvizje rrethore. Mund të përdoret në mëngjes dhe darkë
Ingredientët:
Lactobacillus/Centella Asiatica Extract Ferment Filtrate, Centella Asiatica Extract, Ceramide NP, TECA, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Moringa Oleifera Seed Oil










