Skin1004 Centella Tea-Trica B5 Cream (75ml)

Çmimi origjinal qe: 2500 L.Çmimi i tanishëm është: 2000 L.

Centella Tea-Trica B5 Cream është një krem hidratues me veti anti-inflamatore dhe anti-bakteriale, që hidraton sa duhet lëkurën e yndyrshme pa e rënduar dhe pa lënë shkëlqim të tepërt pas. I përshtatshëm për lëkurë mikse/të yndyrshme dhe të inflamuar prej akneve/shenjave post-akne.

S’ka stok

Përshkrim

Centella Tea-Trica B5 Cream nga skin1004 është një krem hidratues mat, i destinuar për lëkurë të yndyrshme akneike. Formula e tij është e pasur me Pantenol + ekstrakt Pemë Çaji + Centella Asiatica për qetësuar irritimin dhe për të reduktuar inflamacionin e akneve. Ndihmon në mbajtjen nën kontroll të yndyrës, largon shkëlqimin e padëshiruar dhe i jep lëkurës përfundim mat. Formula ka teksturë të lehtë pak a shumë si balm, absorbohet shpejt pa lënë ndjesi yndyre apo ngjitje pas. Madje, një version i mirë cicaplasti për lëkurën e yndyrshme që nuk mund ta përdorë dot cicaplastin klasik

Përmban:

  • 9,4% ujë nga pema e çajit me veti anti-bakteriale dhe anti-inflamatore. Përshpejton shërimin e lëkurës gjithashtu.
  • 5% Pantenol me veti hidratuese dhe forcuese të barrierës së lëkurës
  • Glicerinë me veti hidratuese
  • Niacinamide për të mbajtur yndyrën nën kontroll dhe unifikimin e tonit të lëkurës
  • Ceramide NP për forcimin e barrierës së lëkurës dhe me veti mbrojtëse ndaj agresorëve të jashtëm dhe elasticitet
  • Acid Hialuronik për veti hidratuese dhe efekt plump

Përdorimi:

Aplikoni pak sasi nga kremi hidratues në lëkurë dhe qafë pas serumit. Mund të përdoret në mëngjes dhe darkë dhe mund të kombinohet me të gjitha aktivet tuaja anti-akne.

Ingredientët:

Water, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water(94,000 ppm), Butylene Glycol, Panthenol(50,000 ppm), Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Caprylyl Methicone, Hydrogenated Polydecene, Pentylene Glycol, Dicaprylyl Ether, Dicaprylyl Carbonate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Vinyl Dimethicone, Chamaecyparis Obtusa Water, Acrylate/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Cetearearyl Alcohol, Tromethamine, Dimethiconol, Centella Asiatica Extract(1,005 ppm), Caprylic/Capric Triglyceride, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Pinus Palustris Leaf Extract, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil(300 ppm), Hydrogenated Lecithin, Sodium Phytate, Ceramide NP, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Leaf Extract(45.1 ppm), Beta-Glucan, Mandelic Acid, Tocopherol

Transporti në Tiranë 70 lekë, në rrethe 140 lekë.
Mbyll