Skintegra Lunar është një krem me peptide i cili ushqen dhe hidraton lëkurat e thata, të dehidratuara me shenjat e para të plakjes.
Lunar është ideal për lëkurën që ka mungesë vlere hidratimi dhe lipidesh, lëkurën që është e lodhur dhe e prirur ndaj formimit të vijave të tharjes, si dhe lëkurën që është e ndjeshme për shkak të trajtimeve me acide apo retinoide.
Lunar rigjeneron, mbron dhe ushqen lëkurën.
Përbërësit kryesorë aktivë në Lunar janë peptidet palmitoil (dmth matrikinet), të cilat janë të provuara klinikisht për efektivitetin e tyre. Tripeptidet ose tetrapeptidet (Pal-GHK dhe Pal-GQPR) përveçse reduktojnë inflamacionin e lëkurës, promovojnë sintezën e kolagjenit 1, elastinës, fibronektinës dhe acidit hialuronik, të cilat lëkura i prodhon dhe natyralisht, duke sjellë pamje të hidratuar dhe definim të kontureve të lëkurës.
Këto peptide në Skintegra Lunar forcohen nga veprimi i ubiquinonës, e cila, së bashku me vitaminën E, ka një efekt riparues, antioksidues dhe mbrojtës për lëkurën e stresuar.
Ekstraktet e grurit dhe kalendulës janë të dobishme për lëkurën e dëmtuar dhe të irituar, dhe 5% panthenol dhe 6% vaj shea e bën këtë krem të jashtëzakonshëm për rigjenerim, sidomos kur jeni duke përdorur dhe acide apo retinoide.
Komponentët emolientë janë bashkuar me një kompleks hidratues për lëkurën, që ofron hidratim të thellë.
Skintegra Lunar është një krem i plotë por që përthithet shpejt dhe ka një përfundim mëndafshi. Ka një ngjyrë delikate vanilje dhe një erë të butë dhe shumë të këndshme. Lë një ndjesi të thellë hidratuese në lëkurë, por jo ndjesi yndyrosjeje të bezdisshme.
Nuk përmban aroma, ngjyrues apo irritues të tjerë dhe vjen me paketim higjenik cilësor airless, i cili e ruan produktin nga kontaminimi.









