Skintegra Melt Milk është një qumësht pastrues inovativ i cili pastron mirë lëkurën ndërkohë që ruan barrierën mbrojtëse të saj.
Në ndryshim nga qumështet tradicionale të pastrimit të fytyrës, të cilat lënë një shtresë dhe mund të bllokojnë poret, Melt Milk është ideal për lëkurat e ndjeshme, të dehidratuara dhe të prirura për pore të bllokuara. Meqënëse ndodhet në kufirin mes xhelit dhe larësit të parë, Melt Milk mund të përdoret si hapi i parë ose i dytë i pastrimit – ose si një pastrues i vetëm.
Melt Milk është i pasur me përbërës hidratues dhe qetësues si proteina e hidrolizuar e tërshërës dhe enzimat probiotike që mbrojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës. Për më tepër, përbërësit janë mbrojtur me një proces të veçantë prodhimi.
Larësi ka një teksturë që nuk e keni provuar më parë. Qumështi transparent ka një trajtë xheli të lëngshëm që ndihet shumë i lehtë në lëkurë. Jep një ftohje të lehtë dhe është ideal për të gjitha gjendjet inflamatore të lëkurës, madje edhe ato kroniket.
Melt Milk prodhohet me një proces të veçantë të ftohjes që ruan përbërësit (si enzimat probiotike). Ashtu si te të gjithë larësit tanë, paketimi është plotësisht i riciklueshëm.
Larësi ka pH të optimizuar dhe nuk ka parfum, alkool të denatyruar, aroma sintetike, ngjyrues apo irritues të tjerë.












