Snail Radiance Dual Essence është esencë inovatore me pompë të dyfishtë. Nëse e ke provuar esencën virale me jargë kërmilli dhe të ka pëlqyer (me siguri që po), është momenti i duhur të provosh versionin 2 në 1. Esenca ndahet në dy pjesë, ku njëra pjesë (pjesa e tejdukshme) konsiston në 74,3% jargë (nga 3 lloje të ndryshme kërmilli) për veti më të mira hidratuese, forcuese dhe rigjeneruese të barrierës së lëkurës, efekt ‘plumping’ (për pamje të shëndetshme), veti anti-aging, ndihmojnë në ‘kontraktimin’ e poreve duke i bërë ato më pak të dukshme, veti anti-bakteriale, antioksiduese (mbrojtëse). Pjesa e bardhë e esencës përmban 5% Niacinamide & Glutathione e cila i jep asaj veti zbardhuese, shkëlqim, forcim të barrierës së lëkurës dhe përmirësim të teksturës së saj. Niacinamidet ndihmojnë me aknet, shenjat post-akne, kanë veti anti-inflamatore dhe minimizojnë poret. Me veti hidratuese, zbardhuese, qetësuese të irritimit, ul inflamacionin, etj.
Përdorimi:
Aplikoni sasi produkti në lëkurë paksa të lagësht. Jepini kohë derisa të absorbohet (jarga e kërmillit kërkon më shumë kohë sesa serumet e zakonshme). Mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje dhe mund të kombinohet me të gjithë ingredientët që dëshironi
Ingredientët:
Snail Secretion Filtrate, Butylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Betaine, Panthenol, Water, Glycerin, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Allantoin, Carbomer, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Sodium Polyacrylate, Sodium Hyaluronate, Inulin Lauryl Carbamate, Arginine, Argania Spinosa Kernel Oil, Xanthan Gum, Sodium Surfactin, Ethylhexylglycerin, Glutathione










