Vichy Eau Thermale Mineralizing Water është ujë termal i pasur me 15 minerale esenciale që burojnë nga burimet vullkanike të Auvergne në Francë, i njohur për vetitë e tij qetësuese, rigjeneruese dhe zbutëse për lëkurën.
Uji natyral ul ndjeshmërinë dhe irritimet, rrit rezistencën kundër faktorëve të jashtëm si ndotja dhe stresi oksidativ dhe jep një ndjesi freskie dhe gjallërie. Mund të përdoret në çdo moment të ditës për të hidratuar, rifreskuar dhe tonifikuar fytyrën, duke u përshtatur për çdo tip lëkure, madje edhe për lëkurën më të ndjeshme. Perfekt dhe për lëkurat me akne, rosacea, sepse qetëson menjëherë.
Ky ujë përmban natyrshëm mbi 15 minerale të dobishme për lëkurën, si kalcium, kalium, natrium, hekur, mangan, magnez, silici, litium, strontium, amonium, hidrogjenkarbonat, klorur, fluorur, sulfates dhe borates, të cilat i japin atij vetitë qetësuese, zbutëse dhe rigjeneruese.
Përbërësit: Aqua / Water











