Acnemy Zitmask® Anti-Blemish Sulfur Mask 100ml

1900 L

Zitmask® është një maskë perfekte për lëkurë mikse/të yndyrshme, e cila absorbon yndyrën e tepërt e gjithë papastërtitë e ‘ngecura’ në pore sepse përmban sulfur, kaolin (lloj argjile) bashkë me Acid Salicilik. Përthan dhe parandalon aknet, i mban poret pastër dhe në këto kushte ato mund ti përthithin ingredientët e rutinës suaj më së miri

Zitmask® është një maskë purifikuese, e cila absorbon yndyrën dhe gjithë papastërtitë nga poret, duke i bërë ato më pak të dukshme. Maska e lë lëkurën të pastër, të butë dhe gati për të absorbuar më mirë ingredientët që po përdorni në rutinë.

Përmban:

  • 10% Sulfur: me veti anti-bakteriale dhe anti-inflamatore, absorbon mirë yndyrën
  • 2% Acid Salicilik: eksfolion mirë lëkurën deri në pore, largon pikat e zeza dhe trajton e parandalon aknet
  • Kaolin: lloj argjile e cila gjithashtu përthith yndyrën e tepërt dhe ndihmon në qetësimin e lëkurës
  • Vitaminë E: forcon lëkurën
  • Glicerinë: për të penguar dehidratimin

Përdorimi:

Aplikoni një shtresë të pasur me produkt në gjithë fytyrën duke evituar zonën e syve dhe të gojës dhe mbajeni në lëkurë për 10-15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe vazhdojeni rutinën me serumet dhe kremin hidratues (evitoni aktivet e tjera anti-akne si për shembull retinoide, benzol peroksid, Vitaminë C). Përdoreni maskën 1-2 herë në javë, mundësisht në rutinën e darkës.

Shënim:

Në rast se ke lëkurë të yndyrshme, aplikoje në gjithë fytyrën

Nëse ke lëkurë mikse, aplikoje në zonat e yndyrosura (psh. zona e ballit dhe hundës)

Ingredientët:

Aqua (Water), Glycerin, Sulfur, Cetearyl Alcohol, Kaolin, Propanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Octyldodecanol, Cocamidopropyl Dimethylamine, Salicylic Acid, Glyceryl Stearate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Squalene, Sphingomonas Ferment Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Beta-Sitosterol, Potassium Cetyl Phosphate, Disteardimonium Hectorite, PEG-40 Stearate, Ceteareth-20, Propylene Carbonate, Disodium EDTA, Tocopherol, Phosphoric Acid, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol