Transparent Lab Zi-K®Cica Repairing Balm 100ml

2200 L

Balm riparues dhe hidratues i krijuar për lëkurë të thatë/shumë të thatë, të dehidratuar e të ashpër. I pasur në përbërës me veti shëruese dhe riparuese për lëkurën, arrin ta riparojë më shpejt barrierën e brishtë e të dobët, duke i rikthyer lëkurës vitalitetin dhe elasticitetin e munguar. Ideal e në rast trajtimi fytyre, kur lëkura ka nevojë për suport ekstra

Zi-K® Cica Repairing Balm është një balm riparues i krijuar për të riparuar dhe hidratuar lëkurë e thatë/shumë të thatë, të ashpër dhe të brishtë. Formula kombinon ingredientë të fuqishëm ushqyes, riparues e hidratues të cilët qetësojnë e shërojnë barrierën e lëkurës, përmirësojnë funksionet e saj dhe i rikthejnë vitalitetin dhe elasticitetin e humbur. Formula e dendur dhe e pasur rrëshqet butësisht mbi lëkurë, duke e çliruar menjëherë nga ndjesia e tërheqjes dhe dehidratimi. Mund të përdoret edhe në zona të tjera që kanë nevojë për suport si psh. buzët, duart e çara, thonjtë, thembrat e thata apo të çara, etj.

Përmban:

  • 5% Pantenol – shëron lëkurën, ul inflamacionin dhe e mbron nga irritantët e jashtëm
  • 1% Ceramide – suporton barrierën e lëkurës, kyç hidratimin në lëkurë, riparon dhe mbron lëkurën
  • Centella – veti qetësuese e shëruese
  • derivatë nga Centella si T.E.C.A, Madecassoside dhe Madecasome të inkapsuluara për veti qetësuese dhe anti-inflamatore ekstra

Përdorimi:

Aplikoni mjaftueshëm sasi nga balmi si hap i fundit i rutinës së mëngjesit dhe mbrëmjes. Mund të përdoret në vend të kremit hidratues ose pas kremit hidratues, në varësi të nevojës suaj për hidratim

Nëse ke lëkurë mikse/të yndyrshme, shiko versionin në trajtë xheli: Transparent Lab Zi-K® Cica Repairing Gel 100ml

Ingredientët:

Aqua (Water), Glycerin, Panthenol, Hydrogenated Polyisobutene, Astrocaryum Murumuru Seed Butter, Octyldodecanol, Dimethicone, Oryza Sativa (Rice) Starch, Magnesium Sulfate, Hydrogenated Castor Oil, Polyglyceryl 4 Isostearate, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Hexyl Laurate, Silica, PEG-30 Dipolyhydroxystearate, Disteardimonium Hectorite, Madecassoside, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Callus Conditioned Media, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Polymnia Sonchifolia Root Juice, Bifida Ferment Lysate, Glycine Soja (Soybean) Oil, Copper Gluconate, Magnesium Aspartate, Zinc Gluconate, Sphingolipids, Tocopherol, Cetyl Alcohol, Propylene Carbonate, Caprylyl Glycol, Pentylene Glycol, Mannitol, Beta-Sitosterol, Phosphatidylcholine, Squalene, Phospholipids, Polyglyceryl- 10 Laurate, Sodium Citrate, Acetic Acid, P-Anisic Acid, Lactic Acid, Ubiquinone, Citric Acid, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol