Përshkrim
Bakuchiol Firming Cream është një krem hidratues anti-aging i cili trajton në mënyrë efikase shenjat e moshës, falë formulës me 1% Bakuchiol, i cili është alternativa bimore e Retinolit. Krijuar për të reduktuar pamjen e linjave të holla dhe rrudhave dhe për të përmirësuar tonin e teksturën e lëkurës. Formula kombinon Kompleks Peptidesh me Centella Asiatica për të ngadalësuar procesin e plakjes së lëkurës dhe për ta qetësuar atë. Ka teksturë të lehtë jo-komedogjene ndaj është i sigurt e për lëkurë mikse/të yndyrshme. Në rastin e lëkurës së thatë mund të ishte e nevojshme të pasohet nga një krem hidratues më i plotë (psh. me ceramide).
Përdorimi:
Të aplikohet pas serumit tuaj ose direkt pas larjes. Bakuchiol është alternativë e mirë e retinolit në rastin e grave shtatzëna/në gjidhënie ose për këdo që dëshiron një produkt anti-aging përpos retinoideve. Mund të përdoret në mëngjes ose darkë. Në rast se keni lëkurë me tendencë akneike, drejtohuni tek retinoidet në vend të Bakuchiol sepse nuk vepron si trajtues aknesh (si retinoidet).
Ingredientët:










