Anthelios UV MUNE400 Invisible Fluid SPF50+ është një krem i lëngshëm kundër diellit, i cili i dedikohet lëkurës së yndyrshme e të ndjeshme. Formula ofron mbrojtje të lartë kundër rrezeve UV (madje më strikte se çfarë kërkon Bashkimi Europian), falë sistemit që filtron rrezet UV Mexoplex® në kombinim me ujin termal të La Roche Possay. është e rehatshme në lëkurë dhe është rezistente ndaj djersës, ujit dhe rërës.
Benefitet
- formula ultra-rezistente është e dizenjuar për lëkurë të ndjeshme
- mbrojtje e lartë, spektër i gjerë me faktor mbrojtës SPF50
- formulë e rehatshme e cila nuk lë shenja të bardha pas dhe nuk yndyroset
- nuk djeg sytë
- ofron mbrojte ndaj rrezeve infra të kuqe dhe fotoplakjes
- formulë minimaliste e testuar edhe në lëkurë sensitive
- perfekte për të gjitha tipet e lëkurës dhe të gjitha fototipet
- Mexoryl 400: inovacioni i La Roche Possay përsa i përket mbrojtjes ndaj rrezeve UV (ofron mbrojtje të lartë sidomos ndaj rrezeve UVA, shkaktare të plakjes së parakohshme)
- Netlock Technology i siguron formulës mbrojtjen e lartë, duke i ruajtur teksturën e hollë dhe jo të yndyrshme. Mikro pikëzat e saj bashkohen për të formuar një sistem mbrojtës të fuqishëm e megjithatë garanton formulë homogjene
I testuar nën kontroll dermatologjik dhe oftalmologjik (për zonën e ndjeshme të syve). I testuar gjithashtu në individë që përdorin lente kontakti.
Përdorimi:
Aplikoni mjaftueshëm sasi nga kremi kundër diellit 20-30 minuta para se të ekspozoheni ndaj rrezeve UV, pas kremit hidratues. Ri-aplikojeni çdo 3-4 orë
Ingredientët:











