Strong Exfoliator nga Transparent Lab është një serum eksfoliues i cili kombinon përbërës eksfoliues aktivë të cilët në sinergji me njëri tjetrin, rregullojnë teksturën e lëkurës, reduktojnë linjat e holla, reduktojnë imperfeksionet e tonit, largojnë qelizat e vdekura dhe yndyrën e tepërt nga poret – duke nxjerrë në pah lëkurë të shndritshme dhe të rinovuar. Vepron në shtresa të ndryshme të lëkurës për të pastruar e lëmuar teksturën. Rinovon thellësisht lëkurën dhe e lë të lëmuar e me shkëlqim, pa irritime. Ideal për përdorues të rregullt të eksfoliuesit. Në rast se keni lëkurë sensitive, konsideroni versionin: Transparent Lab Gentle Exfoliator 130ml.
Përmban:
- 5% Acid Mandelik: përmirëson teksturën e lëkurës, trajton aknet, ndriçon lëkurën por falë molekulës së madhe që bie ngadalë e butë butë në lëkurë, ka potencial të ulët irritimi
- 3% Gluconolactone acid i butë eksfoliues i gjeneratës së re i cili jo vetëm eksfolion në mënyrë delikate, por edhe hidraton dhe forcon barrierën e lëkurës
- 2% Kompleks Enzimatik eliminon butësisht qelizat e vdekura, duke respektuar ekuilibrin e barrierës së lëkurës














