Paula’s Choice 5% Vitamin C Sheer Moisturizer SPF 50 50ml

8000 L

Krem kundër dielli me filtra mineralë, i cili mbulon 3 hapa – hidratimin, trajtuesin me vitaminë C dhe kremin kundër diellit. Falë anti-oksidantëve të fuqishëm që përmban, parandalon plakjen e parakohshme qelizore dhe i jep lëkurës pamje më vitale dhe me shkëlqim, që në aplikimin e parë. Mbrojtësi perfekt gjatë shtatëzanisë/gjidhënies kur lëkura është më e prirur për të krijuar njolla.

5% Vitamin C Sheer Moisturizer SPF 50 nga Paula’s Choice është një formulë unike e cila përfshin 3 hapa (hidratim, trajtim + mbrojtje ndaj diellit) në një paketim të vetëm. Kombinon Vitaminë C dhe aminoacide, për të rritur rezistencën e lëkurës ndaj dëmtimeve prej agresorëve të jashtëm. Formula e lehtë krijon shkëlqim të menjëhershëm në lëkurë dhe përshtatet me të gjitha llojet e saj. Me filtra fizikë ndaj është i rekomandueshëm gjatë shtatëzanisë/gjidhënies.

Përmban:

  • 5% Vitaminë C: një nga vitaminat më të studiuara për lëkurën, e njohur për vetitë e saj anti-rrudhë, zbardhuese dhe ndriçuese
  • Acetyl zingerone: anti-oksidant i derivuar nga xhinxheri i cili jep benefite të panumërta për lëkurën. Parandalon plakjen e parakohshme qelizore
  • Porphyra Umbilicalis Extract: lloj alge e kuqe e cila e mbron lëkurën nga stresorët mjedisorë dhe vepron në sinergji me Vitaminën C për të shtuar efektet mbrojtëse

Përdorimi:

Aplikoni mjaftueshëm sasi nga kremi i diellit (sa për ta përhapur në gjithë lëkurën dhe qafën) në rutinën e mëngjesit dhe masazhoni derisa të përthithet. Ri-aplikojeni çdo 3-4 orë. I lejueshëm në shtatëzani/gjidhënie. Mjafton të aplikoni këtë krem dielli, dhe mund ti bëni skip serumit me Vitaminë C dhe kremit hidratues – për t’ua thjeshtuar rutinën.

Ingredientët:

Water (Aqua/Eau), Ethylhexyl Methoxycinnamate, Ethylhexyl Salicylate, Glycerin, Silica, Butyl Methoxydibenzoylmethane, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Ascorbyl Glucoside, Octocrylene, Dimethicone, Propanediol, Tetrahexyldecyl Ascorbate, Acetyl Zingerone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Diethylhexyl Syringylidenemalonate, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Porphyra Umbilicalis Extract, Hydrogenated Lecithin, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Sodium Hydroxide, Tocopherol, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Laureth-4, Phenoxyethanol, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate, Titanium Dioxide, Iron Oxides (CI 77492), Iron Oxides (CI 77491), Iron Oxides (CI 77499). [il411v2]