PROBLEMATIKAT E LËKURËS
Jepi lëkurës vëmendjen dhe kujdesin që i takon...
Lëkura është organi më i madh dhe i jashtëm i trupit të njeriut dhe si i tillë, pëson ndryshime të dukshme, që mund të prekin cilësinë e jetës suaj. Akne, rrudha, njolla, shenja aknesh, çikatriçe, linja të holla., rrathë të errët, qese poshtë syve, rrudha mimike, humbje elasticiteti, teksturë e ashpër, mungesë shkëlqimi? Kam zgjidhjen ideale për të gjitha, vetëm më ndiq…
AKNE
Aknet janë një nga çrregullimet më të zakonshme të lëkurës dhe mund të prekin çdo moshë. Shkaktuar nga bllokimi i poreve, yndyra e tepruar dhe bakteret, aknet mund të jenë të dhimbshme dhe të shkaktojnë pasiguri. Ky çrregullim mund të trajtohet me pastrues të fytyrës që përmbajnë acid salicilik. Trajtime topike me benzoil peroksid. Në raste të rënda, medikamente të recetuara nga dermatologët. Është thelbësore të mbani fytyrën të pastër dhe të përdorni produkte jo-komedogjenike që nuk bllokojnë poret.
- Trajtimet e Rekomanduara: Përdorimi i pastruesve me acid salicilik, trajtimet topike me benzoil peroksid. Në raste të rënda, medikamente të recetuara nga dermatologët.
- Këshilla të përditshme: Mbrojtja e lëkurës nga ndotja, përdorimi i produkteve jo-komedogjenike dhe pastrimi i rregullt i fytyrës.
SHENJA AKNESH
Shenjat që lënë pas aknet janë një sfidë e zakonshme për shumë njerëz. Këto shenja mund të variojnë nga njolla të lehta deri në gropëza në lëkurë.
- Përbërësit e rekomanduar: Acidet eksfoliuese si glikolik, salicilik, përdorimi i Acidit Azelaik, Niacinamide, Retinoide, Vitaminë C. Sigurisht që nuk rekomandohen në të njëjtën kohë (me përjashtim të Niacinamide që mund të kombinohet me çdo përbërës)
- Këshilla të përditshme: Për të disatën herë ju themi, mos i shtypni aknet. Lejonini të mbyllin ciklin e vet. Nëse i prekni, shenjat do kërkoojnë më shumë kohë të zbehen
RRUDHA
Nuk mund ta ndalojmë kohën apo të pengojmë plakjen, ama mund ta kontrollojmë. Synimi nuk është të mos plakemi, por të plakemi bukur. Do të dish cila është anti-rrudha më e mirë?
KREMI I DIELLIT
Asnje produkt tjetër NUK mund t ju japë efektet e dëshiruara anti-rrudhë, për sa kohë nuk po përdorni krem kundër diellit. Përkundrazi, ato do e përshpejtojnë plakjen, nëse dilni dhe ekspozoheni të pambrojtura nga rrezet UV. Kujdesuni që ta nisni përdorimin e rregullt të kremit të diellit që në adoleshencë. Nëse në fillim të të 20-ave po hasni linja të holla, prej mimikave apo dehidratimit, produktet që arrijnë ti maskojnë dhe ti bëjnë më pak të dukshme linjat e holla janë Peptidet, Matrixyl, Acidi Hialuronik ose Bakuchiol (alternativë bimore e Retinol).
Nëse e keni kapërcyer moshën 24 vjeç, gjasat janë që keni nevojë të nisni një retinol. Filloje me një opsion të butë 0.2-0.3% (në darkë, 2-3 herë në javë), shpeshtoje dhe me të krijuar lëkura tolerancë, je gati për përqëndrime më të forta. Kujdes! Retinoidet nuk përdoret gjatë shtatëzanisë/gjidhënies. Shiko disa alternativa në website: oskin.al | retinoide
Nëse je veterane e retinoideve (sepse i ke përdorur prej vitesh), ke lejen nga oskin, të përdorësh këtë koktejl retinoidesh: Clinical Vitamin A
PIKA TË ZEZA
Pikat e zeza formohen kur poret e bllokuara ekspozohen ndaj ajrit dhe oksidohen. Ato janë të pranishme në zonat ku gjendrat e yndyrës janë më aktive si balli, hunda, mjekra.
Përbërësit e rekomanduar: Rekomandohet inkorporimi në rutinë i eksfoliuesve, ndër të cilëve më i përshtatshmi është Acidi Salicilik. Duke qenë i tretshëm në vaj, ndryshe nga acidet e tjera ai arrin të depërtojë deri në pore, duke shkrirë prej aty yndyrën e tepërt dhe çdo papastërti të grumbulluar me kalimin e kohës. Nëse ke lëkurë të ndjeshme apo je fillestare, sugjerohen përqëndrime më të ulëta se 2% ose acide alternative si PHA, Acid Laktik, etj.
Këshilla të përditshme: Pikat e zeza mund të parandalohen. Pastrimi rigoroz (i dyfishtë), me larës vajor + ujor, arrin të parandalojë pikat e zeza dhe ti tresë ato. Eliminoni nga rutina produktet e rënda dhe komedogjene, sidomos në rast se keni lëkurë të yndyrshme
PIKA TË BARDHA
Pikat e bardha, ose milia, janë grimca të vogla të yndyrës që formohen nën sipërfaqen e lëkurës dhe nuk dalin në sipërfaqe siç ndodh me pikat e zeza. Kanë teksturë poroze dhe formohen kryesisht tek zona poshtë syve dhe anash hundës.
Përbërësit e rekomanduar: Përdorimi i produkteve me retinol për të nxitur zëvendësimin qelizor, si dhe Acid Glikolik (JO në të njëjtën rutinë).
Këshilla të përditshme: Evitimi i kremrave të rëndë ose të yndyrshëm që mund të kontribuojnë në formimin e pikave të bardha. Mbajtja e lëkurës së pastër dhe të hidratuar. Përdorimi i produkteve që janë jo-komedogjenike për të shmangur bllokimin e mëtejshëm të poreve. Miliat mund të shkaktohen dhe nga faktorë të brendshëm si disbalancat hormonale, keqyshqyerja, intolerancat ushqimore, etj.
NJOLLAT KAFE
Njollat nga dielli janë problematika më e hasur e lëkurës, sidomos gjatë stinës së verës. Mospërdorimi i rregullt i kremit të diellit, ekspozimi i tejzgjatur ndaj rrezeve UV (sidomos nëse përdorni aktive si Retinoide, Acide, Vitaminë C), e përshpejton formimin e njollave. Pra, nga përbërës anti-njollë, ata shndërrohen në përbërës pro-njollë.
Përbërësit e rekomanduar: Ekzistojnë shumë përbërës që mund t ju ndihmojnë në parandalimin dhe zbehjen e njollave nga dielli. Ndër përbërësit më të mirë që parandalojnë, por edhe zbehin njollat është Vitamina C. Të tjerë janë Acidi Glikolik, Retinoidet (zëpvendësojnë qelizat e vjetra të dëmtuara me qeliza të reja e të pastra), Acidi Traneksamik, Alfa Arbutina, Acidi Azelaik, Niacinamide, Ekstrakt Shafrani, etj, Më i rëndësishmi nga të gjithë? Kremi i diellit
Këshilla të përditshme: Aplikojeni kremin e diellit 20-30 min para se të dilni nga shtëpia dhe ri-aplikojeni (mund të përdorni dhe krem dielli në trajtë stick, për më shumë prakticitet) si psh. Hyalu-Cica Sun Stick . Kremi i diellit ri-apikohet çdo 2-3 orë (për sa kohë ka rreze dielli).
DËMTIM BARRIERE
Dëmtimi i barrierës është një problematikë shumë e nënvlerësuar në skincare. Ju kërkoni zgjidhje kur keni njolla, kur ju shfaqen rrudhat, shenjat e akneve, aknet por rrallëherë na kërkoni zgjidhje për rastet si dëmtimi i barrierës. Barriera hidrolipidike është e formuar nga lipide që ndihmojnë lëkurën të kryejë funksionet e saj, siç duhet. Funksioni i barrierës së lëkurës është të pengojë bakteret, pluhurat apo agresorë të tjerë mjedisorë të depërtojnë në lëkurë e ta dëmtojnë. Kur barriera dëmtohet, ‘imuniteti’ i saj bie. Shfaqen akne të reja, prodhimi i lëkurës nuk është i balancuar, lëkura skuqet, mund të përballet me djegie e irritim.
Përbërësit e rekomanduar: Që ti japim dorën barrierës së dëmtuar të lëkurës (për tu rimëkëmbur), na duhen përbërës që i ngjajnë atyre që prodhon vetë lëkura jonë. Disa alternativa shumë të mira janë Ceramide, Gjalp Shea, Skualane, Faktorë Natyralë Hidratues, Pantenol, etj. Ata rivendosin barrierën e lëkurës, për të penguar pasoja të tjera që vijnë prej kësaj lloj anomalie (psh. akne, skuqje, djegie, etj)
Këshilla të përditshme: Lëkura në vetvete është një organ vulnerabël, ama kur dëmtohet barriera – konsiderojeni sikur është e zhveshur ndaj kërkon kujdes të veçantë. Mbrojeni nga rrezet UV, ndërprisni urgjentisht aktivet si Retinoide, Vitaminë C, Acide eksfoliues, deri në momentin që lëkura e ka marrë veten (7-10 ditë).
DEHIDRATIM
Dehidratimi i lëkurës është një problem shumë i zakonshëm që mund të prekë çdo person, pavarësisht moshës. Shkaktuar nga mungesa e duhur e lagështisë brenda qelizave të lëkurës – ky është një çrregullim që në lëkurë shfaqet si mungesë elasticiteti, ashpërsi, pamje pa jetë dhe e zbehtë.
Ky problem mund të keqësohet nga faktorë si klima e thatë, ndryshimi i temperaturave, përdorimi i aktiveve të forta në rutinë, sidomos në rastet kur jeni fillestare (ndaj rekomandojmë që ti kombinoni gjithmonë me produkte hidratues)
Përbërësit e rekomanduar: Acid Hialuronik, Glicerinë, Ceramide, Pantenol, Gjalp Shea, Skualane, etj. Pra, produkte që jo vetëm hidratojnë por pengojnë humbjen e lagështisë (sepse e kyçin në lëkurë, që të veprojë në shtresa më të thella).
Këshilla të përditshme: Zgjidh gjithmonë produkte që i përshtaten lëkurës tënde. Nëse ke lëkurë normale/të thatë, të duhen produkte me teksturë të plotë, që hidratojnë dhe kyçin hidratimin në lëkurë. Nëse ke lëkurë mikse/të yndyrshme, prapëseprapë do e hidratosh lëkurën, vetëm se duhet të zgjedhësh produkte të holla si psh. hidratues në trajtë xheli.