Clinical Vitamin A është trajtim i avancuar me Vitaminë A klinike, për veti anti-rrudhë të performancës së lartë i cili kombinon në një formulë të vetme:
• 5% Granactive Retinoid (gjeneratë e re e Vitaminës A e cila ka potencial më të ulët irritimi sesa retinol)
• 0,3% Retinol
• 0,1% Retinal
Kombinimi i fuqishëm i këtyre ingredientëve, në doza të larta i dedikohet atyre që janë treguar të rregullta me retinoidet. Nëse kërkon që ta kalosh lëkurën në një tjetër nivel, kjo formulë është për ty. Vitamina A klinike nxit rigjenerimin e qelizave dhe prodhimin e kolagjenit, duke i garantuar lëkurës ton të njëtrajtshëm, reduktim të rrudhave dhe linjave të mimikës dhe shkëlqim evident.
Vitamina A në vetvete është jo stabël (oksidohet lehtë) dhe e humb efektivitetin me kalimin e kohës duke shkaktuar efekte të padëshiruara nëse nuk është formuluar nga dora e ekspertëve. MIRËPO formula e Clinical Vitamin A ofron ‘state-of-the-art-forms’ ose shqip format më të fundit të Vitaminës A, për të shmangur efektivisht këto problematika si edhe për të garantuar përhapje perfekte falë sistemit të inkapsulimit, i cili është i mirë për konservimin e Vitaminës A në vetvete dhe për lëkurën tuaj. Perfekte për përdorues të rregullt të retinoideve dhe për këdo që kërkon një trajtues të fortë për aknet.
Kujdes!
Vetëm për përdorim të jashtëm. Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë. Në rast kontakti me sytë, shpëlajeni menjëherë me ujë. Mos e përdorni në lëkurë të irrituar ose të dëmtuar. Mbajeni larg fëmijëve. NUK lejohet në shtatzëni/gjidhënie.
Përdorimi:
Aplikoni sasi sa një kokërr bizele në gjithë fytyrën dhe tek qafa duke evituar zonën rreth gojës dhe syve. Lëkura duhet të jetë e thatë. Sipas dëshirës mund të aplikoni edhe serum hidratues ose toner, por sigurohuni që lëkura ti ketë përthithur mirë. Vazhdojeni rutinën me kremin hidratues (të aplikohet pas 10-15 min)
Ingredientët:














