The Ordinary 100% Organic Cold-Pressed Rose Hip Seed Oil (30ml)

1990 L

Vaj organik i nxjerrë nga fara e trëndafilit i cili kyç hidratimin në lëkurë, e zbut, i shton elasticitetin, forcon barrierën, i jep shkëlqim dhe pamje të lëmuar lëkurës së thatë e pa jetë. Ka teksturë të hollë e cila përthithet shpejt nga lëkura

100% Organic Cold-Pressed Rose Hip Seed Oil është një vaj i hollë organik i cili nxirret nga fara e trëndafilit dhe që hidraton në mënyrë natyrale lëkurën, e zbardh, adreson shenjat e moshës, rivendos barrierën e lëkurës, kyç hidratimin, i jep lëkurës elasticitet dhe shkëlqim të bukur. Krijuar nga 100% vaj trëndafili të parafinuar të nxjerrë me presim në të ftohtë për të ruajtur efektivitetin e formulës. Ka ngjyrë të verdhë në portokalli dhe aromë natyrale (pa fragrancë artificiale).

Vaji i farës së trëndafilit përmban:

  • Vitaminë A: retinoid natyral i cili vepron menjëherë në lëkurë, nxit rigjenerimin qelizor dhe zbardh tonin e lëkurës
  • Vitaminë C: anti-oksidant i fuqishëm i cili shpërndan radikalet e lira dhe zbardh lëkurën
  • Vitaminë E: anti-oksidant i fuqishëm i cili riparon dëmtimet nga radikalet e lira dhe forcon lëkurën
  • Acide yndyrore: kyçin hidratimin, zbusin lëkurën dhe kanë veti anti-inflamatore
  • Minerale: si psh. zink i cili ka veti shëruese dhe anti-inflamatore

Përdorimi:

Në fytyrë: aplikoni vajin në lëkurë pas serumeve ujore dhe pas kremit hidratues. Të përdoret vetëm nga lëkurë normale/e thatë
Për flokët: aplikoni disa pika vaj tek skalpi i flokëve dhe masazhoni për 5-10 minuta. Lajini flokët dhe mund të aplikoni disa pika pas larjes tek majat e flokëve.

Ingredientët:

Rosa Canina Seed Oil