The Ordinary Resveratrol 3% + Ferulic Acid 3% (30ml)

2190 L

Serum anti-oksidues i cili i ofron lëkurës veti anti-oksiduese e zbardhuese e parandalon plakjen e parakohshme qelizore prej radikaleve të lira. Ideal për të gjitha tipet e lëkurës

Resveratrol 3% + Ferulic Acid 3% është një serum anti-oksidues në teksturë vaji shumë të hollë, i cili e mbron lëkurën nga dëmtimet prej stresorëve mjedisorë si rrezet UV, tymi i cigares, pluhurat e agresorë të tjerë të jashtëm. E detoksifikon lëkurën nga radikalet e lira, të cilat janë shkaktare të plakjes së parakohshme qelizore. Unifikon tonin e pabarabartë të lëkurës, i fal shkëlqim të bukur dhe pamje më elastike. Duke qenë se uji mund të cënojë stabilitetin e antioksidantëve, formula nuk përmban ujë

Përdorimi:

Aplikoni disa pika produkt në fytyrë pas pastrimit/tonerit. Masazhojeni lëkurën derisa të absorbohet i gjithë produkti dhe më pas vazhdojeni rutinën me kremin hidratues. Mund të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje

Ingredientët:

Propanediol, Resveratrol, Ferulic Acid.