CeraVe Foaming Facial Cleanser është një larës shkumues për fytyrën ideal për të hequr yndyrën e tepërt, papastërtitë dhe makeupin. CeraVe Foaming Facial Cleanser përmban ceramide, acid hialuronik dhe niacinamidë dhe është formuluar për të ndihmuar në ruajtjen e barrierës mbrojtëse të lëkurës, mbajtjen e lagështisë dhe qetësimin e saj. I zhvilluar në bashkëpunim me dermatologë, ky pastrues jo tharës për lëkurë normale, mikse në të yndyrshme pastron në thellësi, heq yndyrën e tepërt dhe freskon lëkurën pa dëmtuar barrierën e saj natyrale. I përshtatshëm për lëkurë normale, mikse/të yndyrshme
Nëse ke lëkurë normale/thatë, shiko këtu versionin jo-shkumues: CeraVe Hydrating Facial Cleanser (236ml)
Përmban:
- Ceramide – ndihmon në rikthimin e barrierës natyrale të lëkurës, duke ndihmuar në mbajtjen e lagështisë brenda dhe parandalimin e depërtimit të elementëve të dëmshëm
- Acid Hialuronik – thelbësor për ruajtjen e ekuilibrit të lagështisë së lëkurës. Ndihmon për t’i dhënë lëkurës një teksturë të lëmuar dhe plump
- Niacinamide – forcon lëkurën, qetëson dhe hidraton
Përdorimi:
Në duar të lagura e të pastra aplikoni mjaftueshëm sasi nga larësi dhe krijoni shkumë. Masazhoni lëkurën për 30-60 sekonda dhe më pas shpëlajeni. Mund të përdoret në mëngjes dhe darkë
Ingredientët:
aqua / water / eau, cocamidopropyl hydroxysultaine, glycerin, sodium lauroyl sarcosinate, peg-150 pentaerythrityl tetrastearate, niacinamide, peg-6 caprylic/capric glycerides, sodium methyl cocoyl taurate, propylene glycol, ceramide np, ceramide ap, ceramide eop, carbomer, methylparaben, sodium chloride, sodium lauroyl lactylate, cholesterol, disodium edta, propylparaben, citric acid, tetrasodium edta, hydrolyzed hyaluronic acid, phytosphingosine, xanthan gum.












