-20%

Skin1004 Centella Ampoule Foam (125ml)

Çmimi origjinal qe: 1800 L.Çmimi i tanishëm është: 1440 L.

Centella Ampoule Foam është larësi më i butë i linjës skin1004 i cili pastron butësisht lëkurën, duke e hidratuar dhe qetësuar njëkohësisht. Tekstura kremoze krijon shkumë të pasur por jo-tharëse e cila bën që pas larjes, lëkura të ndihet më e butë dhe më e hidratuar

Centella Ampoule Foam është një larës i cili krijon shkumë të butë, me pH të ngjashëm me të lëkurës sonë, që largon efektivisht papastërtitë dhe grimin nga lëkura, pa i lënë asaj ndjesi tërheqjeje pas shpëlarjes. Formula ka surfaktantë shumë të butë të ekstraktuar nga vaji i farës së kokosit, të cilët respektojnë barrierën e lëkurës dhe i rikthejnë nivelet e hidratimit. I pasur me 33% Centella e cila qetëson skuqjet, irritimet dhe ul inflamacionin e lëkurës akneike. Perfekt për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos me lëkurë normale/të thatë sensitive. Paketim ekonomik sepse ka teksturë paste që nuk harxhohet shpejt

Përdorimi:

Në duar të pastra e të lagura, hidhni pak sasi nga larësi dhe krijoni shkumë. Masazhojeni lëkurën me lëvizje rrethore për rreth 60 sekonda dhe më pas shpëlajeni. Përdoret në mëngjes dhe darkë.

Ingredientët:

Centella Asiatica Extract(33%), Sodium Cocoyl Isethionate, Glycerin, Water, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Coco-Betaine, Potassium Cocoyl Glycinate, 1,2-Hexanediol, Sodium Chloride, Potassium Cocoate, Potassium Benzoate, Polyquaternium-67, Citric Acid, Dextrin, Sodium Bicarbonate, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Disodium EDTA, Sodium Acetate, Butylene Glycol, Coptis Chinensis Root Extract, Sodium Hyaluronate, Eclipta Prostrata Extract, Coccinia Indica Fruit Extract