Skincode 24h Cell Energizer Cream (50 ml)

Çmimi origjinal qe: 5380 L.Çmimi i tanishëm është: 4840 L.

24h Cell Energizer Cream është krem hidratues tepër i pasur i cili garanton hidratim afatgjatë, ushqen, jep elasticitet, mbron dhe forcon barrierën e saj. Kremi hidratues perfekt për lëkurë normale/të thatë e sidomos për lëkurë sensitive

 

Përshkrim

24h Cell Energizer Cream është krem hidratues i butë si mëndafsh i cili stimulon rigjenerimin qelizor, mbështet mekanizmin mbrojtës të lëkurës, mbron lëkurën nga radikalet e lira, e ushqen, i jep elasticitet, zbeh pamjen e linjave të holla dhe rrudhave, i jep lëkurës butësi dhe shkëlqim. Lëkura ndihet më e shëndetshme, e hidratuar dhe e rigjallëruar. Nuk përmban fragrancë, ngjyrues, konservantë, paraben dhe është ideal për lëkurë normale/të thatë, edhe sensitive.

Përmban:

  • CM-Glukan: Riparon, rigjeneron, ruan lëkurën, ka veti qetësuese dhe shëruese
  • Vitaminë C: Me veti anti-oksiduese, zbardh lëkurën, nxit prodhimin e kolagjenit, zbeh dhe parandalon njollat
  • Vitaminë E: Me veti anti-oksiduese, hidratuese, tonifikon indet, forcon barrierën e lëkurës
  • Niseshte orizi: Vepron si film mbrojtës në sipërfaqen e lëkurës, ndihmon në qetësimin e lëkurës së ndjeshme

Përdorimi:

Aplikoni sasi të mjaftueshme produkti në fytyrë dhe qafë pas tonerit dhe serumit hidratues duke evituar zonën rreth syve. Masazhoni derisa të përthithet. Mund të përdoret në mëngjes dhe darkë.

Ingredientët:

AQUA, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, C12-20 ACID PEG-8 ESTER, BUTYLENE GLYCOL, GLYCERIN, DIMETHICONE, PEG-8, CETYL ALCOHOL, ORYZA SATIVA STARCH, SODIUM CARBOXYMETHYL BETA-GLUCAN, TOCOPHEROL, ASCORBIC ACID, CAPRYLYL GLYCOL, POTASSIUM CETYL PHOSPHATE, SODIUM POLYACRYLATE, PENTYLENE GLYCOL, NYLON-12, CARBOMER, PEG-40 HYDROGENATED CASTOR OIL, SODIUM HYDROXIDE, ASCORBYL PALMITATE, PPG-26-BUTETH-26, PENTADECALACTONE, CI 77891, CITRIC ACID.

Transporti në Tiranë 70 lekë, në rrethe 140 lekë.
Mbyll