-10%

Youth Lab Oxygen Moisture Cream (50ml)

Çmimi origjinal qe: 3190 L.Çmimi i tanishëm është: 2870 L.

Krem hidratues me veti anti-oksiduese i cili redukton stresin qelizor dhe ofron hidratim afatgjatë për lëkurën normale, pa e rënduar apo yndyrosur aspak atë. Ka përfundim të butë pa shkëlqim të tepruar

Oxygen Moisture Cream është një krem hidratues i butë, i krijuar enkas për lëkurë normale i cili ofron hidratim afatgjatë, veti anti-oksiduese dhe rivitalizuese për lëkurën. Nxit ‘oksigjenimin’ e qelizave dhe falë kësaj stimulohet metabolizmi qelizor dhe nxitet energjia qelizore. Ka veti anti-oksiduese dhe neutralizon radikalet e lira, përmirëson prodhimin e Acidit Hialuronik dhe stabilizon fosfolipidet epidermale. Rigjeneron lëkurën, forcon barrierën e saj dhe vepron si humektant (pengon humbjen e ujit nga lëkura). Jo komedogjen, rivitalizon lëkurën, forcon barrierën e saj dhe pengon humbjen e ujit nga lëkura. Me përfundim të hidratuar pa shkëlqim të tepërt

Përmban:

• Ekstrakt Ribozë dhe Saccharomyces: nxit frymëmarrjen qelizore dhe restauron energjinë qelizore
• Vitaminë E: me veprim potent anti-oksidues dhe forcues
• Acid Hialuronik, Trehalose dhe PCA: sigurojnë hidratim të menjëhershëm që zgjat deri në 24 orë
• Vaj Argani: i pasur në acide yndyrore omega-3 për përkujdesje dhe riparim të lëkurës
• Provitaminë B5: hidraton dhe zbut sipërfaqen e lëkurës

Përdorimi:

Aplikoni mjaftueshëm sasi sa për ta përhapur në gjithë fytyrën dhe masazhoni derisa të absorbohet. Të përdoret në mëngjes dhe darkë pas larësit/serumit dhe gjatë ditës mos harroni të aplikoni kremin kundër diellit

Vlerësime

Nuk ka asnjë koment.

Jep një vlerësim për “Youth Lab Oxygen Moisture Cream (50ml)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *