Përshkrim
Barrier Restoring Hydrating Cream është krem hidratues i formuluar me Acid Hialuronik të fuqisë penetruese të lartë, kompleks vitaminash A, C & E me veti antioksiduese, Ceramide bimore dhe dy ingredientë aktivë të derivuar nga Centella Asiatica (Madecassoside & T.E.C.A). Kombinimi unik i ingredientëve hidratues, atyre riparues dhe anti-aging e bën kremin ideal për trajtimin e lëkurës së thatë. Fuqitë e tij ushqyese përmirësojnë dukshëm barrierën e lëkurës dhe teksturën e saj. Ideal për lëkurë normale/të thatë e sensitive. Ka përfundim pa shkëlqim të tepërt
Përmban:
• 5% Acid Hialuronik të inkapsuluar për veti të mira hidratuese
• 3% Kompleks vitaminash ACE për forcimin e barrierës së lëkurës dhe veti mbrojtëse
• 0,1% Madecassoside e TECA formë Centella Asiatica e cila qetëson lëkurën
• 0,1% Ceramide pengojnë humbjen e ujit transepidermal duke e mbajtur hidratimin në lëkurë
Përdorimi:
Aplikoni mjaftueshëm sasi nga kremi pas serumit apo direkt në lëkurë. Mos harroni ta aplikoni në zonën e qafës gjithashtu.
Ingredientët:












