Përshkrim
Brightening Vit-C Gel Cream është një krem hidratues në trajtë xheli i cili hidraton pa e rënduar lëkurën, i jep shkëlqim, e mbron nga radikalet e lira, zbeh dhe parandalon njollat nga dielli. Nxit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës ndaj me përdorim të rregullt lëkura do të ndihet më e shëndetshme, e rigjallëruar dhe elastike
Përmban:
- Acid L-Askorbik i stabilizuar: zbardh lëkurën, i jep ndriçim, i jep hidratim dhe e mbron ndaj ndriçimit blu (prej pajisjeve elektronike)
- Provitaminë B5: përmirëson teksturën e lëkurës dhe tonin e saj
- Niacinamide: mbron lëkurën ndaj përtharjes, ndihmon në diskolorimin e njollave kafe, balancon yndyrën, parandalon rrudhat
Aloe: qetëson irritimet, rigjallëron & hidraton - Fosfolipide Helianthus: për lëkurë të butë, të lëmuar dhe të hidratuar.
Përdorimi:
Aplikoni mjaftueshëm sasi nga kremi sa për ta përhapur në gjithë fytyrën dhe masazhoni derisa të absorbohet. Aplikoni detyrimisht kremin kundër diellit gjatë ditës. Lejohet në shtatëzani dhe gjidhënie. Mos e përdorni në të njëjtën rutinë me retinoide apo eksfoliues








