THERAMID C-Tetra E.F (30ml)

Çmimi origjinal qe: 3900 L.Çmimi i tanishëm është: 3120 L.

C-Tetra E.F është trajtim intensiv me 20% Vitaminë C të 3 llojeve të ndryshme, të cilat veprojnë në sipërfaqe të ndryshme të lëkurës. E inkapsuluar ndaj shpërndahet butësisht në lëkurë, pa irritime. C-Tetra zbeh dhe parandalon njollat, largon shenjat e akneve, parandalon plakjen sepse ka veti anti-oksiduese, i jep lëkurës shkëlqim dhe pamje të rigjallëruar. Nuk ka nevojë të ruhet në frigorifer pasi nuk oksidohet. Perfekte për të gjitha llojet e lëkurës, madje e për përdorues fillestarë.

Përshkrim

C-Tetra E.F është trajtim intensiv me 20% Vitaminë C, me efekt të fuqishëm antioksidues i dizenjuar për të ofruar mbrojtje optimale kundrejt radikaleve të lira, i rikthen lëkurës shkëlqimin dhe lufton fotoplakjen. Në këtë formulë do të gjeni 3 lloje të ndryshme të Vitaminës C. Pse? Shumë e thjeshtë. Funksioni i Vitaminës C në shtresa të ndryshme të lëkurës është i ndryshëm, ndaj për të marrë përfitimin maksimal prej saj është thelbësore të kombinohen lloje të ndryshme të saj.

Midis shumë llojeve të Vitaminës C që gjenden në treg, formula përmban ato më të qëndrueshmet dhe të pastrat në mënyrë të tillë që formula të jetë efikase në të gjitha shtresat e lëkurës.

  • Formuluar me 10% Vitaminë C Tetra. Fakti që është e tretshme në yndyrë e lejon atë të transportohet në shtresat më të thella të lëkurës. Funksioni i saj fokusohet tek (melanocitet) trajtimi i skuqjes nga brenda dhe tek sinteza e kolagjenit, për të parandaluar dhe luftuar rrudhat nga brenda.
  • Formula e saj plotësohet me dy derivate të tjerë të Vitaminës C, Ascorbosilane dhe Ascorbyl Glucoside shumë të qëndrueshme dhe të tretshme në ujë. Ato veprojnë në sipërfaqen e lëkurës, duke përmirësuar shkëlqimin dhe zbutur shenjat më sipërfaqësore.
  • Formula përmban gjithashtu Vitaminë E (1% )dhe Acid Ferulik (0,5%) që ndihmojnë në rritjen e efektit antioksidues të serumit për ta mbajtur lëkurën të mbrojtur përgjatë ditës

Përdorimi:

Vitamina C rekomandohet të përdoret në mëngjes për mbrojtje më të mirë kundrejt radikaleve të lira prej rrezeve UV, ndotjes, tymit të cigares, etj. Mund të përdoret edhe në rutinën e darkës. Të mos përdoret bashkë me retinoide, eksfoliues si AHA, BHA, PHA. Lejohet në shtatëzani dhe gjidhënie. Nuk ka nevojë të ruhet në frigorifer sepse formula është e inkapsuluar dhe nuk oksidohet.

Ingredientët:

Aqua (Water), Ascorbyl Tetraisopalmitate, Propanediol, Ascorbyl Glucoside, Glycerin, Tricaprylin, Methylpropanediol, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Tocopheryl Acetate, Ascorbyl Methylsilanol Pectinate, Ferulic Acid, Lecithin, Sclerotium Gum, Pullulan, Xanthan Gum, Silica, Sodium Hydroxide, Sodium Citrate, Citric Acid, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate

Transporti në Tiranë 70 lekë, në rrethe 140 lekë.
Mbyll