Cetaphil Gentle Skin Cleanser Lotion është larës fytyre dhe trupi në trajnë locioni me formulim delikat dhe jo-irritues. Largon papastërtitë, yndyrën e tepërt, si dhe makeup-in. Ruan barrierën e lëkurës, edhe pas larjeve të shpeshta. Mund të përdoret edhe pa ujë, nëpërmjet një pambuku për fytyrën. Përmban glicerinë, e cila e mban lëkurën të hidratuar, që pas përdorimit të parë. Përmban niacinamide dhe pantenol, të cilat hidratojnë dhe qetësojnë lëkurën. Rekomandohet në rastet e intolerancës apo mbindjeshmërisë ndaj produkteve që përmbajnë sapun. Është dermatologjikisht e testuar dhe klinikisht e provuar të jetë produkt i përshtatshëm për lëkurën delikate.
Pa paraben, jo-komedogjen dhe hipoalergjen.
Lloji i lëkurës: Lëkurë e thatë, lëkurë shumë e thatë, si dhe lëkurë problematike (psoriazis, rosacea, ekzema apo dermatiti atopik)
Përdorimi:
Aplikoni mjaftueshëm sasi nga larësi në lëkurë të lagur dhe masazhoni derisa të absorbohet. Mund të përdoret në mëngjes dhe darkë
Ingredientët:
Aqua, Glycerin, Cetearyl Alcohol, Panthenol, Niacinamide, Pantolactone, Xanthan Gum, Sodium Cocoyl Isethionate, Sodium Benzoate, Citric Acid.










