Youth Lab Hydro Cleanser (300ml)

2210 L

Larës i butë në trajtë xheli i cili krijon shkumë të pasur jo dehidratuese, për të pastruar me imtësi lëkurën normale/të thatë, pa larguar yndyrën ‘e mirë’, kaq të dobishme për lëkurën e thatë

Xhel shkumues me efikasitet të lartë i cili pastron papastërtitë dhe grimin pa e dëmtuar balancën e barrierës së lëkurës. I rikthen lëkurës rrezatim dhe ndriçim, ndërkohë që e hidraton atë. Pa sulfate

Përmban:

• Aminoacide: ndihmojnë në pastrimin e lëkurës nga papastërtitë dhe grimi pa e dehidratuar apo irrituar atë
• Ekstrakt nga gjethja e ullirit: veti qetësuese, antioksiduese dhe antibakteriale
• Cocoglucoside: aminoacid natyral, hidratues dhe qetësues
• Sodium PCA, sodium lactate, urea dhe fructose: hidratojnë, pengojnë humbjen e ujit transepidermal dhe nxisin rigjenerimin e lëkurës

Përdorimi:

Aplikoni sasi nga larësi në duar të lagura dhe krijoni shkumë, me të cilën filloni të masazhoni butësisht gjithë fytyrën

Nëse ke lëkurë mikse/të yndyrshme, konsidero versionin blu: Youth Lab Pore Refine Cleanser (300ml)