Përshkrim
Footlogix Callus Softener & Foot File Combo është një kombinim i trajtuesit të kallos, i cili e zbut dhe ndihmon në hidratimin, zbutjen dhe lëshimin e kallos më kollaj, pa dhimbje, pa irritim dhe në mënyrë të menjëhershme. Për largimin e kallos, duhet të përdorni më pas limën prej çeliku, e cila largon kallot nga shputat tuaja, e bën lëkurën të lëmuar, e lë të butë dhe të shëndetshme. Trajtimi ideal për këdo që dëshiron të kujdeset për këmbët në kushte shtëpie, pa qenë nevoja të shpenzojë shumë në sallon.
Përdorimi:
- Aplikoni mjaftueshëm sasi nga spray në distancë prej afërsisht 10cm
- Lejojeni produktin të përthithet për rreth 2-5 minuta (duhet që këmbët të jenë plotësisht të thata para se të përdorni limën)
- Përdorni limën për të shkëputur kallon nga lëkura
- Mos e shpëlani formulën (sepse jep efekt hidratues)
- Përsëriteni procesin çdo 1 javë ose në varësi të përsëritjes së kallos
Informacion i rëndësishëm: për shkak të dorezës prej gome, lima Professional Stainless Steel File nuk është e përshtatshme për sterilizim në autoclave, ndaj nuk rekomandohet për trajtime pedikyri në sallon. Është e krijuar vetëm për përdorim personal, në kushte shtëpie.







