Footlogix Very Dry Skin Mousse Formula 125ml (lëkurë shumë e thatë)

2830 L

Shkumë hidratuese e cila i garanton lëkurës së ashpër e të thatë të këmbëve hidratim intensiv dhe zbutje të menjëhershme. Formula në trajtë shkume përthithet për pak sekonda nga lëkura, pa ndjesi yndyre

Kategori:

Përshkrim

Very Dry Skin Mousse Formula është shkumë hidratuese intensive e cila i dedikohet këmbëve shumë të thata e të çara, për të parandaluar dehidratimin e mëtejshëm të tyre dhe çarjen. Formuluar me Urea për veti të mira hidratuese e zbutëse, transformon pamjen e tyre brenda 24 orësh pa i rënduar aspak këmbët tuaja e pa ndjesi vajore. Pa sulfate, pa fragrancë artificiale, vegane dhe e sigurt për tu përdorur e nga lëkurë sensitive

Përdorimi:

Pasi ta keni tundur produktin, aplikoni sasi sa një kokërr arre në lëkurë të pastër e të thatë dhe masazhoni derisa të absorbohet. Nuk ka nevojë për riaplikim dhe nuk duhet ta shpëlani. Nuk është e detyrueshme të vishni çorape më pas (siç rekomandohet zakonisht me metodat tradicionale) sepse formula e jep njësoj efektin. Lejohet në shtatëzani/gjidhënie e rekomandohet për diabetikët

Transporti në Tiranë 70 lekë, në rrethe 140 lekë.
Mbyll