Geek & Gorgeous Smooth Out 100ml

3700 L

Smooth Out është serum eksfoliues i cili ka molekulë krahasimisht më të vogël sesa acidet e tjerë ndaj vepron shpejt në sipërfaqen, për të larguar prej aty qelizat e vdekura e gjithë papastërtitë e lëkurës. Acidi Glikolik zbeh shenjat e akneve, njollat, trajton aknet e gjithashtu është acidi më i mirë për trajtimin e milia (pikat e bardha)

Smooth out është eksfoliuesi më i fortë nga Geek & Gorgeous i cili përmban 10% Acid Glikolik + 2% Acid Laktik (AHA) + Nopal Cactus (ky i fundit me veti qetësuese). Smooth Out zbeh hiperpigmentimin dhe i jep lëkurës shkëlqim, pamje të lëmuar, largon milia (pikat e bardha), parandalon rrudhat sepse nxit prodhimin e kolagjenit dhe zbeh linjat e holla. Largon qelizat e vdekura dhe trajton aknet.

Përdorimi:

Aplikoni sasi nga produkti në lëkurë të thatë në rutinën e darkës. Vazhdojeni rutinën me serumet hidratues, kremin hidratues. Të përdoret jo më shumë se 2 herë në javë. Nuk lejohet në shtatëzani/gjidhënie. Jo i përshtatshëm për lëkurë sensitive.

Ingredientët:

Aqua (Water), Glycolic Acid, Lactic Acid, Sodium Hydroxide, Glycerin, Methyl Gluceth-20, Galactoarabinan, Panthenol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Opuntia Ficus‐Indica (Prickly Pear) Extract, Saccharomyces Cerevisiae Extract, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Pentylene Glycol, Glucose, Ethylhexylglycerin, Sodium Benzoate, Potassium Benzoate, Phenoxyethanol