Transparent Lab Gentle Acid Cleanser (150ml)

1600 L

Larës jo-shkumues eksfoliues në trajtë xheli, perfekt për këdo që dëshiron një formë të butë lëkurën. Perfekt për lëkurë me shenja aknesh e tendencë akneike ose lëkurë mature që dëshiron të eksfoliojë butë lëkurën

Gentle Acid Cleanser është një larës në trajtë xheli jo-shkumues, i cili eksfolion sipërfaqen e lëkurës dhe synon të zbehë hiperpigmentimet dhe të parandalojë linjat e holla pasi përmban 5% Acid Glikolik. Përpos kësaj, përmban gjithashtu 3% Acid Mandelik i cili gjithashtu largon qelizat e vdekura e të gjitha papastërtitë e barrierës së lëkurë dhe trajton e aknet njëkohësisht. Formula ‘zbutet’ me 5% Glicerinë dhe 10% Ujë Kamomili për të parandaluar irritimet e mundshme prej pranisë së acideve. Larësi perfekt për këdo që ka lëkurë me shenja aknesh dhe tendencë për akne ose për lëkurë mature që kërkon një larës eksfoliues jo-shkumues për të nxjerrë në pah lëkurë të shndritshme e të shëndetshme

Përdorimi:

Aplikoni sasi të vogël produkti në lëkurë e duar të lagura dhe masazhoni lëkurën me lëvizje rrethore. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Mund të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Nuk lejohet në shtatëzani e gjidhënie. Të përdoret një herë në ditë. Në rast irritimi, ndërprisini përdorimin dhe ri-prezantojeni në rutinë pasi barriera të jetë e shëndetshme

Ingredientët:

Aqua (Water), Anthemis Nobilis (Chamomile) Flower Water, Glycerin, Propanediol, Glycolic Acid, Mandelic Acid, Cocamidopropyl Betaine, Sphingomonas Ferment Extract, Potassium Cocoyl Rice Amino Acids, Sodium Cocoyl Glutamate, Sodium Phytate, Sodium Hydroxide, Citric Acid, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate