Youth Lab Blemish Cleansing Foam (150ml)

2490 L

Blemish Cleansing Foam është larës i cili nxjerr shkumë të butë anti-bakteriale, për të minimizuar fërkimin, gjë që e bën perfekt për lëkurë akneike të inflamuar. I pasur me komponentë qetësues dhe hidratues, pasi ta përdorni larësin Blemish Cleansing Foam do ta ndjeni lëkurën të pastër e të butë

Blemish Cleansing Foam është një shkumë larëse e cila pastron thellë poret duke tërhequr yndyrën e tepërt nga ato, papastërtitë dhe grimin, ofron mbrojtje ndaj 3 lloje bakteresh, balancon prodhimin e yndyrës, qetëson dhe hidraton lëkurën. Duke balancuar mikrobiomën, parandalon kalimin e baktereve në stratum corneum. Ofron mbrojtje anti-inflamatore falë parandalimit të sekretimit të interleukin dhe prostaglandin, ndërkohë prodhimi i sebumit reduktohet, falë pakësimit të ndjeshëm të enzimës 5a-reductase. Nuk e lë lëkurën të tërhequr dhe nuk e than atë, përkundrazi e lë të qetë e të butë

Përmban:

• Kombinim polisakaridesh nga Rhamanose, Glykoze dhe Acid Glukurobik me veprim antibakterial pasi ndalon ngjitjen e baktereve në lëkurë dhe krijon film mbrojtës, ndërkohë që qetëson dhe normalizon aknet
• Betainë: aminoacid natyral që mbron qelizat nga dehidratimi, balancon nivelin e hidratimit në lëkurë
• Ekstrakt sherebele me veti antioksiduese dhe qetësuese, çliron dhe mbron nga irritimet

Përdorimi:

Aplikoni 1 pump nga shkuma pastruese në lëkurë të lagur paraprakisht dhe masazhoni butësisht lëkurën me lëvizje rrethore. Më pas shpëlajeni dhe vazhdoni me produktet e tjera të rutinës. Larësi nuk përmban asnjë lloj acidi anti-akne ndaj mund ta përdorni qetësisht edhe me ingredientë si retinoide, eksfoliues, Vitaminë C, etj.

Shënim:

Larësi Blemish Cleansing Foam nuk arrin ta pastrojë 100% grimin, sidomos atë kundër ujit. Sigurohuni që të bëni pastrim të dyfishtë duke përdorur një larës vajor të sigurt për lëkurë akneike, si për shembull Oil Based Cleanser ose balm si Mighty Melt