Përshkrim
HAPCA FILLER është serum inovativ me Acid Hialuronik, i krijuar për të ‘mbushur’ dhe zbehur pamjen e rrudhave, për të garantuar lëkurë të hidratuar në afatgjatë. Serumi është formuluar me 1% Primahyal Ultrafiller, një lloj acidi hialuronik i një gjenerate tjetër me karakteristika të njëjta me ato të fillerit.
Karakteristikat e Primahyal UltrafillerTM:
• Depërton thellë në lëkurë për të dhënë benefite të dukshme anti-rrudhë në një kohë të shkurtër si edhe hidratim afatgjatë
• Nxit gjithashtu prodhimin natyral të mbrojtësve antioksidantë, duke e mbrojtur lëkurën nga ndotja dhe dëmtimi prej rrezeve UV.
Formula e serumit kompletohet me 2% Acid Hialuronik të peshave të ndryshme molekulare, i aftë të penetrojë në shtresa më të thella të lëkurës për ta rinovuar atë nga brendësia dhe për të siguruar hidratim optimal në sipërfaqe.
Formula bëhet shumë unike falë Sodium PCA. Është pjesë e faktorëve hidratues natyrorë të njohur për vetitë e tij humektante. Kjo do të thotë që tërheq dhe ruan ujin në qeliza, duke e mbajtur lëkurën të hidratuar.
Kombinuar me Acidin Hialuronik, rritet fuqia depërtuese e këtij të fundit, duke e bërë atë si një ‘bllokues’ hidratimi. Kështu, ndalohet humbja e ujit transepidermal.
Përdorimi:
Aplikoni 2-3 pika nga serumi në lëkurë të lagësht dhe përhapeni derisa të absorbohet. Vazhdojeni rutinën me kremin hidratues. Mund të përdoret në mëngjes dhe në darkë.
Ingredientët:










